Moti i keq, me reshe të dendura shiu ka përfshirë mëngjesin e sotëm vendin tonë.
Një nga qytetet e prekura nga reshjet e dendura të shiut është edhe Durrësi, ku disa prej rrugëve të qytetit janë përmbytur.
Mësohet se rrugët pranë kryqëzimit të stadiumit në lagjen 17 si dhe pjesërisht në lagjen 18, u bën të pakalueshme.
Menjëherë niveli i ujit arriti të dalë në trotuare duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve në zonat e përmbytura./Opinion.al