Dita e hënë ka nisur me reshje shiu të cilat kanë sjellë problem në disa zona të vendit. Në qytetin e Durrësit disa rrugë janë përmbytur duke vështirësuar kalimin e banorëve.
Nën “sundimin” e ujit ndodhet rruga pranë zjarrfikëses në qytetin e Durrësit. Siç shihet dhe në foto, fëmijët me këmbët tërësisht në ujë kalojnë rrugën e përmbytur, ndërkohë që do të qëndrojnë në shkollë deri në orët e mesditës.
Edhe pse rikonstruksioni i rrugës, përfshirë kanalizimet, përfundoi këtë vit, kjo nuk i ka dhënë zgjidhje përmbytjeve.
Zona ka qenë gjithnjë problematike, duke u përmbytur sa herë që ka shira, por edhe investimi i fundit, që mesa duket nuk është realizuar siç duhet, nuk e ka ndryshuar situatën./