Java ka nisur me mot të trazuar në pjesën më të madhe të vendit. Në Vlorë raportohen probleme të shumta si pasojë e motit të ashpër. Lundrimi në det është pezulluar për shkak të dallgëzimit 7 ballë.
Në orët e para të mëngjesit u raportua incidenti i parë me tragetin e linjës Vlorë-Brindisi, i cili u përplas në kalatë. Njerëz të lënduar fatmirësisht nuk ka pasur, por kjo ka shkaktuar një situatë të vështirë për rreth dy orë në Portin e Vlorës.
Mëngjesin e sotëm pasojat janë shtrirë edhe në akset rrugore. Era e fortë ka rrëzuar disa pemë dhe kjo ka sjellë bllokimin e rrugës drejt Zvërrnecit.
Në Orikum dhe Radhimë raportohen ndërprerje të gjata të energjisë elektrike si dhe në disa zona të qytetit. Moti i keq do të vijojë deri në ditën e premte dhe disa zona të vendit rrezikojnë të përmbyten./ Opinion.al