Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Moti i keq në rajon/ Bosnja, Kroacia dhe Serbia përballen me bllokimin e rrugësh dhe mungesë energjie

2024/12/25 at 6:42 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Moti i keq në rajon/ Bosnja, Kroacia dhe Serbia përballen me bllokimin e rrugësh dhe mungesë energjie

Orët e fundit rajoni ynë është përfshirë nga moti i acartë me reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta. Era e stuhishme dhe dëbora në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Dhjetëra mijëra shtëpi në Bosnje-Hercegovinë ishin pa energji elektrike për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe erërave të forta që nxitën gjithashtu kaos në trafik, në Kroaci dhe Serbi.

Në të gjithë Ballkanin autoritetet lëshuan paralajmërime mbi rrezikun që paraqesin rrugët për shkak të rrëshqitjeve të borës. Disa rrugë kryesore u mbyllën, përfshirë pjesë të disa autostradave në Kroaci. Bosnja, Serbia dhe Kroacia ndaluan lëvizjen e automjeteve të rënda dhe vendosën kufizime në qarkullim në rrugët e prekura nga stuhitë.

Pjesë të Bosnjës u përballën me një ndalim total të trafikut hekurudhor. Kompania shtetërore e energjisë në Bosnje tha se situata ishte “jashtëzakonisht e vështirë” në disa zona të vendit. Pesha e dëborës së madhe u bë shkak për rrëzimin e disa linjave elektrike. Probleme të mëdha trafiku u shkaktuan në të gjithë Kroacinë. Disa rrugë u mbyllën për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe reshjeve të dëborës, ndërsa në disa pjesë u ndalua qarkullimi i mallrave.

Në disa zona të Bosnje-Hercegovinës pothuajse 200 mijë familje janë pa energji elektrike. Mësimi në shkolla është shtyrë në disa qytete ndërsa bora vijon të pengojë funksionimin e trafikut në të gjithë vendin. Zyrtarët u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të përshtatin drejtimin e tyre me kushtet e rrugës dhe të përdorin pajisjet dimërore, duke përfshirë zinxhirët në seksione të vështira.

Parashikimet meteorologjike paralajmërojnë vazhdimin e reshjeve të dëborës, kështu që situata në rrugë mund të përkeqësohet edhe më tej. Për shkak të stuhisë së dëborës, trafiku është ndërprerë plotësisht midis katër komunave në Bosnjën jugperëndimore, si dhe pikës kufitare me Kroacinë në Izaçiç.

Në vendkalimet kufitare me Kroacinë në Velika Kladusha dhe Gradina, në hyrje të Bosnje-Hercegovinës u krijuan vargje të gjata automjetesh ku ishte e pranishme era e stuhishme dhe dëbora e dendur. Pas Srebrenikut, Graçanicës në komunën e Teoçakut është shpallur gjendje e fatkeqësisë natyrore. Lidhjet telefonike janë bllokuar në Graçanicë dhe kryetarëve të komuniteteve lokale u janë caktuar radio pajisje për të siguruar komunikim të vazhdueshëm.

Për shkak të peshës së dëborës në pjesë të shumta, pemët shpesh rrëzohen në rrugë. Janë pezulluar edhe disa linja tragetesh në bregdetin kroat.

Gjatë natës dëbora ka mbuluar një pjesë të madhe të Serbisë dhe ka shkaktuar probleme të mëdha në disa komuna, ku trafiku është i bllokuar, ndërsa ekipet e shërbimit dimëror po punojnë vazhdimisht për pastrimin e rrugëve. Në perëndim të vendit është shpallur alarm i kuq, ndërsa reshjet më intensive të borës priten në rajonet në afërsi të Beogradit.

Cikloni që po lëviz gradualisht mbi Gadishullin Ballkanik po sjell reshje afatgjata dhe fluksi shtesë i ajrit të ftohtë po sjell rënie të mëtejshme të temperaturave.

Klan News

Ju sugjerojmë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
Kronikë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

9 Qershor, 2025 5:47 pm
Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Politikë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 5:43 pm
Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
Bota

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

9 Qershor, 2025 5:35 pm
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj
Bota

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj

9 Qershor, 2025 5:11 pm
Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën
Bota

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

9 Qershor, 2025 4:57 pm
Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
Kryesore

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

9 Qershor, 2025 4:47 pm
“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
Kryesore

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

9 Qershor, 2025 4:47 pm
40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

9 Qershor, 2025 4:21 pm
Para
“Yjet e së ardhmes” fiton “Regjia më e Mirë” dhe “Aktorja protagoniste më e Mirë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në  Romë

"Yjet e së ardhmes" fiton "Regjia më e Mirë” dhe “Aktorja protagoniste më e Mirë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Romë

Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Parashikimet e Baba Vangës për 2025-ën

Parashikimet e Baba Vangës për 2025-ën

TE FUNDIT

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
9 Qershor, 2025

Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm i vijnë në ndihmë një turisteje spanjolle që kishte kërkuar ndihmë, pasi ishte...

Lexo më shumë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
9 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga...

Lexo më shumë

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
9 Qershor, 2025

Cristian Chivu, do të jetë trajneri i ri i Interit. Trajneri rumun që dikur ka veshur fanellën e Interit si...

Lexo më shumë

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
9 Qershor, 2025

Kremlini e përshkroi planin e afërt të Mark Rutte për një rritje të madhe të aftësive të mbrojtjes ajrore dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com