Një jaht me 22 persona në bord dyshohet se është mbytur ditën e sotme në Palermo të Italisë.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të motit të keq.
Sipas mediave italiane, deri tani roja bregdetare ka arritur të shpëtojë 15 persona, ndërsa vijojnë kërkimet për 7 të tjerë që ndodheshin në anije.
Një fëmijë një vjeç ishte në mesin personave të shpëtuarve dhe u dërgua në një spital për fëmijë në Palermo për trajtim.
Anija mbante flamurin anglez, ndërsa personat në bord ishin kryesisht nga Anglia, nga Zelanda e Re, një nga Sri Lanka, dy anglo-francezë dhe një irlandez.
Ndërkohë autoritetet po punojnë për gjetjen e personave të zhdukur.
Në ndihmë është edhe një helikopter, i cili po kontrollon nga lart zonën./Opinion.al