Moti i keq në Francë dhe kryesisht në jugun e tij vijon të mbajë vendin në gjendje alarmi. Ditët e fundit përmbytjet shkaktuan katër viktima, ndërsa dendësia e reshjeve theu rekordin e vitit 1873.
E ndërsa moti në Paris është përmirësuar, niveli i Senës të mbetët i lartë. Përmbytjet rrezikojnë aktualisht jugun e vendit duke i mbajtur zonat në gjendje alarmi.
Kryeministri i vendit Manuel Vals vizitoi zonat e përmbytura duke u bërë apel sindikatave që për shkak të situatës së krijuar të evitojnë grevat këto ditë dhe ti ndërpresin sa më pare ato. Në Paris për shkak të përmbytjeve disa nga rrugë, metro dhe muze janë mbyllur. /TV KLAN