Autoritetet detare kanë marrë masa në parashikim të një përkeqësimi të motit që do të interesojë zonën e Vlorës.
Për këtë arsyeje, duke filluar nga ora 22:00 të ditës së sotme, dhe deri më datë 26 shkurt, ndalohet leja e lundrimit për të gjithë mjetet e vogla , si dhe anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës.
Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar, në veçanti tragetet e pasagjerëve, do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
Një përmirësim i situatës hidrometeorologjike parashikohet pas datës 27 shkurt.