Kukësi është duke u përballur me një situatë të vështirë ku bora ka shkuar në disa centimetra dhe pa energji elektrike. Linja 110 kV Kalimash – Kukes ka pësuar defekt duke lënë pa furnizim me energji qytetin e Kukësit dhe rrethinat e tij. OST thotë se janë këputur telat nga bora dhe punonjësit janë në terren në kushte të vështira, në shtylla 35 m të larta dhe me temperatura -10C. OSHEE nga ana saj thotë se nuk mund të bëjë asnjë ndërhyrje pa rregulluar OST linjën e tensionit të lartë 110 kV.