Moti i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit tonë.
Në këtë situatë, Bashkia e Vlorës iu ka bërë apel qytetarëve të shmangin lëvizjet me makina, për shkak të shirave dhe erërave të forta që priten në orët në vijim.
“Të dashur qytetarë! Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta qe priten ne vijim. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë”, njofton Bashkia Vlorë.
Kjo javë sipas sinoptikanëve do të karakterizohet me reshje të dendura shiu në të gjithë vendin./ Opinion.al