Forcat Speciale irakiane pozuan pranë një trupi të varur të një prej luftëtarëve të Shtetit Islamik në Mosul ndërkohë që trupa po ballafaqohen me një rezistencë të ashpër nga militantët.
Ushtarët janë fotografuar duke qëndruar pranë xhihadistit të vdekur gjatë betejës për marrjen e kontrollit të qytetit, fortesës së fundit të Shtetit Islamik në Irak.
Në një prej imazheve duket ushtari irakian i kthyer përballë fotografisë dhe parpa tij, militanti i varur kokë poshtë në një shtyllë dritash me telat elektrike të lidhura në këmbët e tij.
Trupat e mbështetur nga forcat ajrore të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja, u zhvendsoën në lagjet Muahrabeen dhe Ulema.
Ata kanë çliruar disa prej lagjeve më të njohura të zonën. Nga shpërthimet kamikaze të ditëve të fundit, 3 policë u lanë të vdekur dhe 4 të tjerë u plagosën./OraNews/