Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mosmarrëveshje transatlantike në Ballkan?

2025/03/09 at 9:36 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Mosmarrëveshje transatlantike në Ballkan?

Vizita e Sekretarit të Pëgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë me ngarkesën e tensioneve të shtuara ndërmjet SHBA dhe Europës.


Edhe ish-sekretari përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëronte herë pas here për rrezikun e konflikteve të ngrira në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë. Tani pasardhësi i tij, Mark Rutte, viziton për herë të parë të dy vendet që nga marrja e detyrës në tetor 2024. Më 10 mars 2025 ai viziton fillimisht në kryeqytetin boshnjak Sarajevë dhe një ditë më vonë kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Vizita zhvillohet në atmosferën e një mosmarrëveshjeje transatlantike, që e vendos rendin evropian të sigurisë para sfidave të panjohura – edhe në Ballkanin Perëndimor, transformimi i të cilit dhe integrimi i papërfunduar në BE e bëjnë atë një pikë të lëndueshme të kontinentit.

Në Kosovë forca e NATO-s KFOR siguron paqen dhe kufijtë që nga përfundimi i luftës në 1999. Edhe në Bosnje-Hercegovinë që nga Traktati i Paqes së Dejtonit në 1995 vepron një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare, e cila udhëhiqet nga BE që nga viti 2004. Më shumë se 20 vjet pas përfundimit të luftës nuk ka asnjë shenjë të tërheqjes së ushtarëve evropianë, përkundrazi. Që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, rajoni gjendet përsëri në qendër të vëmendjes, për më tepër pasi situata e tensionuar e sigurisë është përkeqësuar prej ndryshimeve globale gjeopolitike vitet e fundit.

Situata e sigurisë e tensionuar

Që nga Dejtoni, Bosnja dhe Hercegovina është ndarë në dy entitete, që gëzojnë autonomi të gjerë, por qeverisin së bashku në nivel federal: Federata, në të cilën jetojnë kryesisht boshnjakët myslimanë dhe kroatët e Bosnjës, dhe Republika Srpska, me një popullsi me shumicë etnike serbe. Kjo e fundit, nën presidentin e saj Milorad Dodik, i cili prej vitesh ndjek një politikë militante nacionaliste, përpiqet të shkëputet nga shteti i Bosnjës, veprim ky që kritikohet ashpër ndërkombëtarisht.

Dodik është nën sanksionet e SHBA. Ai u dënua në shkurt nga një gjykatë boshnjake në instancën e parë me burg dhe me gjashtë vjet ndalim të mbajtjes së posteve politike. Por ai nuk e njeh vendimin dhe mbështetet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri hungarez Viktor Orban.

Edhe me Kremlinin Dodiku mban marrëdhënie të mira. Më 9 janar 2025, si çdo vit, në Banja Luka u zhvillua parada e forcave të sigurisë së Republikës Srpska me pjesëmarrjen serbe dhe ruse. Me këtë përkujtohet dita e shpalljes së Republikës Srpska në vitin 1992 – shkëputja e saj paligjshme qe në atë kohë një etapë e rëndësishme në rrugën drejt luftës së Bosnjës. 9 janari u ndalua si ditë përkujtimi nga Gjykata e Lartë e Bosnjës.

Tensione në Kosovë

Në Kosovë, qeveria në Prishtinë zbaton përdorimin e simboleve dhe institucioneve të njësuara kombëtare që nga viti 2021. Ish-krahina serbe, e banuar kryesisht me shqiptarë etnikë, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, të cilën kjo nuk e njeh deri më sot. Si pasojë institucionet qendrore publike si arsimi dhe shëndetësia, veçanërisht në veriun me shumicë etnike serbe, vazhduan të drejtoheshin nga Beogradi dhe të përdoreshin dokumentet e tij si dhe dinari serb në vend të monedhës kombëtare, euro.

Kur qeveria aktuale e kryeministrit Albin Kurti filloi t’i jepte fund kësaj praktike, pati në mënyrë të përsëritur revolta dhe bllokada në zonën kufitare, të cilat u mbështetën nga nacionalistët radikalë nga Serbia dhe shteti serb.

Në vitin 2022 thuajse të gjithë deputetët serbë të Kosovës dhe nëpunësit civilë në polici dhe gjyqësor dhanë dorëheqje dhe zgjedhjet lokale në provincat veriore u bojkotuan dy herë radhazi. Prandaj në vitin 2023 BE vendosi masa politike dhe ekonomike kundër qeverisë Kurti.

Në shtator 2023 pranë manastirit Banjska në veri të Kosovës ndodhi një sulm terrorist nga militantë serbë nga Kosova dhe Serbia, gjatë të cilit u vranë një polic kosovar dhe tre nga sulmuesit. Si rezultat prania e forcave kosovare të sigurisë në veri u rrit masivisht dhe u vendosën postblloqe, importi i mallrave serbe u ndërpre. Si pasojë e këtyre zhvillimeve marrëdhëniet ndëretnike janë përkeqësuar. Vuçiç dhe Kurti fajësojnë njëri-tjetrin, ndërsa bllokojnë dialogun mes dy vendeve, të udhëhequr nga BE.

Frika për garancitë amerikane të sigurisë

Përveç këtyre tensioneve Brukseli i frikësohet rrezikut të tërheqjes të SHBA nga Evropa, duke përfshirë kontigjentin e saj prej rreth 600 trupash në KFOR. Edhe pse shtetet evropiane që nga luftërat e Jugosllavisë luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në stabilitetin rajonal, ato kanë qenë gjithmonë të varura nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara.

Edhe pse vetë Rutte thotë se nuk sheh arsye për t’u shqetësuar për një tërheqje të shpejtë të trupave, ky skenar nuk mund të përjashtohet, duke pasur parasysh retorikën gjithnjë e më të përshkallëzuar të administratës së re amerikane nën presidentin Donald Trump. Përveç kësaj nacionalistët vendas si Dodik ndjehen të inkurajuar nga stili i udhëheqjes së Trump dhe shpresojnë për mbështetje.

Kështu administrata e parë e Trump mbështeti në vitin 2018 planet për një shkëmbim toke mes Kosovës dhe Serbisë. Plani ishte shkëmbimi i zonave të banuara me shumicë serbe në Kosovë me zonat e banuara kryesisht nga shqiptarët në Serbi.

Zyrtarë të qeverisë amerikane dhe të besuar të Trumpit, si i dërguari i posaçëm Richard Grenell, kundërshtojnë Kurtin dhe kërkojnë lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi, që u padit në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë nga vetë prokurori, i cili më vonë shërbeu në SHBA si hetues special për çështjet kundër vetë Trumpit. Zëvendës zëdhënësja e shtypit e Pentagonit, Kingsley Wilson, shkroi së fundmi në X: “Make Kosovo Serbia again”.

Ndërsa fokusi i NATO-snë të dy vendet është kryesisht te konfliktet, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova janë njëkohësisht qëndrore për arkitekturën e ardhshme evropiane të sigurisë dhe NATO-n. Prandaj në të dy shtetet misionet ndërkombëtare janë përgjegjëse për trajnimin e forcave vendore të sigurisë. Të dy vendet kanë misione diplomatike në NATO në Bruksel dhe synojnë t’i bashkohen aleancës ushtarake.

Megjithatë Kosova, popullsia e së cilës në masë dërrmuese e mbështet këtë synim, nuk njihet si e pavarur nga katër shtete anëtare të NATO-s. Në Bosnje dhe Hercegovinë bllokon qeveria e Republikës Srpska, e cila refuzon anëtarësimin në NATO. E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për qeverinë pro-ruse në Serbi, ndërsa shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë ndërkohë anëtarë të NATO-s. Vizita e Rutte është një sinjal i qartë se NATO i mban sytë nga ky rajon dhe se stabiliteti i tij ka prioritet të lartë për Evropën dhe partnerët e saj./DW



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Bota

Orbani takohet me Dodikun: Hungaria s’e pranon dënimin e gjykatës ndaj tij

5 Gusht, 2025 6:00 pm
Thirrjet antishqiptare në Kumanovë/Berisha: Një akt nacionalizmi primitiv
Aktualitet

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë/Berisha: Një akt nacionalizmi primitiv

5 Gusht, 2025 5:27 pm
Presidentja Osmani i kërkon Qeverisë ta pezullojë tarifën për importet nga SHBA-ja
Rajoni

Vjosa Osmani tërheq kërkesën në Kushtetuese: Gjyqtari i caktuar paraqet rrezik

5 Gusht, 2025 5:10 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Shiti dy herë të njëjtin apartament, procedohet penalisht noterja në Tiranë

5 Gusht, 2025 4:49 pm
Proda me përfaqësuesin e Ambasadës së Kinës: Bashkëpunim në luftën kundër krimit
Aktualitet

Proda me përfaqësuesin e Ambasadës së Kinës: Bashkëpunim në luftën kundër krimit

5 Gusht, 2025 4:23 pm
Në 6 muaj bizneset dhe qytetarët morën 36.2 miliardë lekë kredi për shtëpi
Aktualitet

Në 6 muaj bizneset dhe qytetarët morën 36.2 miliardë lekë kredi për shtëpi

5 Gusht, 2025 4:06 pm
Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës
Rajoni

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

5 Gusht, 2025 3:32 pm
BE-ja pezullon tarifat hakmarrëse pas marrëveshjes tregtare me Trumpin
Bota

BE-ja pezullon tarifat hakmarrëse pas marrëveshjes tregtare me Trumpin

5 Gusht, 2025 3:12 pm
Vatër zjarri në Peqin, era e fortë dhe temperaturat e larta ndihmojnë përhapjen
Aktualitet

Vatër zjarri në Peqin, era e fortë dhe temperaturat e larta ndihmojnë përhapjen

5 Gusht, 2025 2:29 pm
Kinë/ Mbi 7,000 persona të infektuar me virusin që transmetohet nga mushkonjat
Bota

Kinë/ Mbi 7,000 persona të infektuar me virusin që transmetohet nga mushkonjat

5 Gusht, 2025 2:24 pm
Para
1929/ Mbërritja pas shumë peripecive e Aleksandër Moisiut në Buenos Aires, intervista me gjeniun e skenës bashkëkohore botërore

1929/ Mbërritja pas shumë peripecive e Aleksandër Moisiut në Buenos Aires, intervista me gjeniun e skenës bashkëkohore botërore

Grevë e papritur në aeroportet e Gjermanisë, anulohen qindra fluturime

Grevë e papritur në aeroportet e Gjermanisë, anulohen qindra fluturime

Shiste drogë në qytetin e Beratit, arrestohet 24-vjeçari

Shiste drogë në qytetin e Beratit, arrestohet 24-vjeçari
















TE FUNDIT

Orbani takohet me Dodikun: Hungaria s’e pranon dënimin e gjykatës ndaj tij

Auto-Skicë
5 Gusht, 2025

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe ministri i Jashtëm Peter Szijjarto, u takuan të martën në Budapest me liderin serb...

Lexo më shumë

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë/Berisha: Një akt nacionalizmi primitiv

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë/Berisha: Një akt nacionalizmi primitiv
5 Gusht, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj thirrjeve antishqiptare të bëra gjatë një ndeshjeje në qytetin e Kumanovës...

Lexo më shumë

Vjosa Osmani tërheq kërkesën në Kushtetuese: Gjyqtari i caktuar paraqet rrezik

Presidentja Osmani i kërkon Qeverisë ta pezullojë tarifën për importet nga SHBA-ja
5 Gusht, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se e ka tërhequr një kërkesë drejtuar në korrik Gjykatës Kushtetuese...

Lexo më shumë

Shiti dy herë të njëjtin apartament, procedohet penalisht noterja në Tiranë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
5 Gusht, 2025

Policia ka nisur procedimin penal për një notere në kryeqytet, pasi ka përpiluar 2 kontrata shitjeje për të njëjtin apartament. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com