Deputeti i PD, Flamur Noka ka deklaruar se 11 korriku do të jetë dita ku shqiptarët do të vërshojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’i thënë së keqes ndal.
Nga foltorja, Noka tha se kjo mazhorancë e ka kthyer Shqipërinë në të vetmin vend në Europë, që ka një drejtësi politike.
“Mosbindje civile dhe kryengritje. 11 korriku është hapi i parë, dita kur shqiptarët do të vërshojnë në bulevard përballë simbolit të së keqes për t’i thënë ndal.
Kjo është e faktuar si një mazhorancë që shndërroi Shqipërinë në të vetmin vend në Europë me drejtësi politike”, tha ajo.