Në kuadër të mosbindjes civile, deputetët e opozitës po e zhvillojnë aksionin e tyre brenda dhe jashtë Kuvendit.
Deputetët që nuk janë përjashtuar dhe që ndodhen brenda sallës së seancës plenare, kanë grumbulluar karriget te foltorja.
Ndërkohë, jashtë seancës deputetët janë përplasur me Gardën, për shkak se nuk lejohen të hynë në seancë për shkak se janë të përjashtuar.
“Deputetët që janë të përjashtuar për shkak të akteve të rënda, sigurisht nuk mund të hynë. Të tjerët janë të mirëpritur”, tha kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.