Ka nisur me tensione protesta e opozitës në kryeqytet, ku ka patur përplasje të shumta midis protestuesve dhe punonjësve të policisë.
Mësohet se një nga qytetarët që i është bashkuar protestës te rruga e Elbasanit, pranë Xhamisë së Namazgjasë, ka humbur ndjenjat.
Janë të paqarta rrethanat në të cilat protestuesi humbi ndjenjat, por pranë tij shihen qytetarë të tjerë të cilët i japin ndihmën e parë.
Sakaq ka mbërritur edhe ambulanca që ka bërë transportimin e tij drejt spitalit.