Shqipëria është në listën e 18 vende të cilat duhet të përmirësojnë qeverisjen fiskale. Riklasifikimi është bërë nga Ministrat e Financave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ditën e martë, si pjesë e luftës kundër parajsave fiskale.
Më tej, theksohet se BE do të monitorojë nga afër angazhimet e qeverive të 18 vendeve për përmirësimin e politikave fiskale.
Shqipëria u hoq nga lista e vendeve nën monitorim në vitin 2019 për t’i rikthyer në vitin 2023. Shkaqet konkrete të rikthimit të monitorimit nuk jepen, por lista përfshin vendet që sipas BE-së, dështojnë në transparencën fiskale, taksimin e ndershëm dhe që nuk respektojnë standardet minimale të bashkëpunimit me BE-në. Rikthimi në listë nuk ka lidhje me planet për amnisti fiskale por ka të bëjë me ligjet fiskale aktualisht në fuqi në Shqipëri.