“Mos u shqetësoni. Nëse kapeni do të paguajë unë avokatë dhe do t’u mbroj familjet”.
Këtë gjë u ka premtuar sipas mediave greke Klemend Balili dy bashkëpunëtorëve të tij, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj që kanë transportuar marijuanë në drejtim të Greqisë.
44-vjeçari Balili konsiderohet nga mediat në Greqi si “Eskobar i Ballkanit” i cili drejton një kartel që trafikon sasi të mëdha lëndë narkotike në vendet e BE-së, raporton panorama.
Në një operacion gjatë ditës së martë, policia greke arrestoi në total 15 persona, ku pesë prej tyre në Zakynthos dhe dy në Belgjikë.
Policia zbuloi në ishull 678 kg marijuanë, e cila në treg do të kapte një vlerë prej 1.5 milionë euro.
Sipas hetuesve lënda narkotike është transportuar nga Shqipëria në Zakynthos në fund të muajit prill.