Në Serie A, kohët e fundit, portieri i Juventus, Gigi Buffon, ka thyer rekordin e pathyeshmërisë së ish-portierit të Milan, Sebastiano Rossi (duke e çuar rekordin në 973’). Në Siçili, më saktësisht në Kepin e Orlandos, po ndodh krejtësisht e kundërta.
Ashtu si bën të ditur gazeta “Il Giornale di Sicilia”, pas humbjes 7-0 nga Sporting Viagrande, skuadra e Orlandina ka pësuar një total prej 145 golash në 29 ndeshje.
Jo vetëm kaq, ky ekip është vetëm një gol të pësuar larg rekordit të tmerrshëm të sezonit të kaluar ku pësoi 146 gola në 34 ndeshje në Serie D.
Asnjëherë në historinë e futbollit europian nuk ka pasur një ekip që të pësojë 291 gola në dy sezone, në sezonin 2014-15 në Serie D (kategoria e katërt italiane) dhe në sezonin 201516 në kategorinë e pestë.
Orlandina është skuadra e “makthit” dhe për këtë kanë ndikuar problemet me drejtuesit dhe ndeshje si ajo e sezonit të kaluar me gjashtë futbollistë në fushë.
Ajo ka rënë matematikisht në kategorinë e gjashtë. Buffon ka talentin dhe shansin për të luajtur te Juventusit, ndërsa portierë të tillë si Trezza, Tomeo, Scaglione, Pascarella dhe Parisi kanë pasur kurajën të futen në portën e Orlandina.