Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mos mendo se mund të ma fusësh”, paralajmërimi i vrasësit kosovar të 26-vjeçares shtatzënë

2023/12/20 at 11:28 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestohet shqiptari nga Kosova/ Bujar Fandaj goditi gruan shtatzënë 7 herë me thikë

Bujar Fandaj, 41 vjeç me origjinë kosovare, u kap pranë shtëpisë së tij në Altivole dhe tashmë ndodhet në burg, i arrestuar me akuzën e vrasjes së rëndë.

Fandaj dyshohet se vrau Vanessa Ballan, vetëm 26 vjeçe, me të paktën shtatë goditje me thikë në gjoks. E reja, nënë e një fëmije 4 vjeç, ishte tre muajshe shtatzënë dhe prej rreth tre javësh ishte në shtëpi me leje të parakohshme lindje.

Lidhja e shkurtër mes Vanessa Ballan dhe Bujar Fandajt

Fandaj dhe Vanessa njiheshin me njëri-tjetrin. Në të kaluarën ata kishin patur një lidhje prej disa muajsh. Dhe lidhja përfundoi keq, aq sa ajo pranoi se kishte frikë prej tij dhe e denoncoi për ndjekje.

Fandaj, i cili punon si korrier, ishte nisur me furgonin e punës për në Fornasette në Spineda, një qytet i Riese Pio, ku më pas kishte hyrë në shtëpinë e 26-vjeçares. Aty kishte surprizuar të renë që ishte e veshur me pizhame, duke e goditur disa herë dhe duke e lënë të gjakosur në tokë.

Arratisja e vrasësit pas vrasjes

Në atë moment ai hyn përsëri në furgonin i cili ishte parkuar shumë afër hyrjes së shtëpisë dhe largohet menjëherë, duke filluar kështu arratisjen e tij që përfundoi në orët e vona të mbrëmjes.

Gjatë gjithë pasdites, policia e Trevisos kishte parë menjëherë të gjitha kamerat në zonë dhe sistemet e targave për të identifikuar drejtimin e furgonit dhe për ta kapur atë.

Në të njëjtën kohë, ushtria kishte kontrolluar shtëpinë e 41-vjeçarit në Altivole për të kërkuar pista të mëtejshme dhe për të kuptuar nëse vrasja ishte me paramendim.

Kjo hipotezë forcohet nga fakti se rreth orës 8 të mëngjesit të datës 19 dhjetor, Fandaj kishte shpërndarë në profilet e tij sociale një foto nga makina në kufirin mes Italisë dhe Sllovenisë.

Imazhi i një tabele autostrade me drejtime për në Lubjanë dhe Nova Goricë. Dyshimi megjithatë është se bëhet fjalë për një foto arkivore të publikuar pak para krimit për të mashtruar hetimet e policisë, duke simuluar një alibi për kohën e vrasjes. Fotoja nuk është e vetmja gjë që tërhoqi vëmendjen e hetuesve në profilet e tij sociale: të hënën në mbrëmje, rreth orës 22:00, ai kishte publikuar një foto në Tik Tok dhe në Instagram me një cigare dhe një dorë të zbukuruar me tre flamuj të Kosovës.

Por kjo nuk është e vetmja foto që ka ngjallur interesin e hetuesve në profilet e tij në rrjetet sociale.

Të hënë në mbrëmje, rreth orës 22:00, në TikTok dhe Instagram, 41-vjeçari kishte publikuar një Story, me audio në sfond, ku thuhej: “Kështu jam gatuar, të jap menjëherë zemrën, transparencë e sinqeritet. Por mos mendo se mund të ma fusësh, sepse nëse më del nga zemra nuk hyn më”.

Ndërkohë, hetimet do të kishin treguar se partneri i viktimës nuk ishte i përfshirë në krim.

Nicola Scapinello, 28 vjeç, ishte në punë dhe, pasi u kthye në shtëpi, zbuloi vrasjen e bashkëshortes.

Ju sugjerojmë

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Para
Nisin punimet për linjën energjetike 400 KV Shqipëri-RMV, Balluku: Marrëveshje për ndërtimin e një tjetër linje me Italinë

Nisin punimet për linjën energjetike 400 KV Shqipëri-RMV, Balluku: Marrëveshje për ndërtimin e një tjetër linje me Italinë

Opinion/Kush e porositi vrasjen në burgun e Peqinit? (19 Dhjetor 2023)

Opinion/Kush e porositi vrasjen në burgun e Peqinit? (19 Dhjetor 2023)

“Jam imun nga retorika politike”, Dumani: Nuk ka asnjë ndikim në punën time dhe të prokurorëve

“Jam imun nga retorika politike”, Dumani: Nuk ka asnjë ndikim në punën time dhe të prokurorëve

TE FUNDIT

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
21 Qershor, 2025

Izraeli, një nga shtetet më të avancuara në teknologji ushtarake, ka në arsenalin e tij raketën anti-balistikë më të sofistikuar...

Lexo më shumë

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
21 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas lirimit nga burgu pas katër vitesh të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei...

Lexo më shumë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
21 Qershor, 2025

Të paktën tetë turistë kanë vdekur në një aksident me balonë në Brazil, njofton një guvernator i shtetit. Sipas BBC,...

Lexo më shumë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com