Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mos kini frikë, as turp!”, mesazhi i të prekurit në Ditën Botërore të HIV/AIDS

2023/12/01 at 11:37 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Mos kini frikë, as turp!”, mesazhi i të prekurit në Ditën Botërore të HIV/AIDS

“Të gjithë moshatarëve të mi ju them në qoftë se keni HIV/AIDS të mos kenë frikë, as turp, por ta trajtojnë dhe shpëtojnë jetën”. Ky është mesazhi i një prej të prekurve drejtuar rinisë shqiptare në ditën botërore të luftës kundër HIV/AIDS-it.

Pikërisht në këtë ditë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me mjekë të Spitalit Infektiv kanë bërë apel për rritjen e ndërgjegjësimit, informimin në kohë si dhe kryerjen e kontrolleve periodike si elementë të rëndësishëm për parandalimin e infektimit nga kjo sëmundje.

Ministrja ka publikuar një videomesazh ku persona të prekur nga ky virus japin mesazh ndërgjegjësues, nisur nga përvoja e tyre.

“Fillimisht nuk e pranoja dot, por më pas nisa të përshtatem dhe çdo muaj në klinikë ambulatore të infektivit vi dhe marr një terapi falas. Sot të gjithë moshatarëve të mi ju them në qoftë se keni HIV/AIDS të mos kenë frikë, as turp, por ta trajtojnë dhe shpëtojnë jetën”, është apeli i një prej të prekurve, drejtuar të gjithë të rinjve.

Gjatë takimit me stafin mjekësor dhe studentë të mjekësisë, ministrja Koçiu theksoi se, “duhet të punojmë akoma më shumë në ndërgjegjësim për të ulur sa të mundemi edhe këto barrierat, edhe këto stigmatizimin që vjen për shkak të kësaj sëmundjeje”.

“Megjithëse është bërë punë edhe nuk jemi në situatat fillestare, por prapë ka nevojë që të flitet akoma më shumë edhe të kuptohet që mund të bashkëjetohet me një të sëmurë apo një të prekur nga HIV/AIDS. Do duhet të bëjmë akoma më shumë kur vjen puna tek testimet, kur vjen puna tek mënyra se si shërbehet këtyre lloj pacientëve, po që në fund të ditës këtë punë do ta bëjmë të gjithë bashkë”, deklaroi Koçiu.

Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it organizohet çdo vit më 1 Dhjetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV/AIDS-in, dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Shqipëria është një vend me incidencë të ulët të përhapjes së këtij infeksioni. Numri i rasteve të reja të diagnostikuar në vitin 2023 është 113. Ashtu si dhe në vitet e mëparshme, më shumë meshkuj se femra u diagnostikuan me HIV në vitin 2023, respektivisht 87 dhe 26.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, diagnoza e hershme është shumë e rëndësishme në ecurinë e infeksionit HIV dhe suksesin e mjekimit me Antiretrovirale (TAR). Edhe gjatë vitit 2023, personat e diagnostikuar me HIV kanë patur akses të plotë gjatë gjithë vitit për kryerjen e vlerësimit imunologjik.

Në vendin tonë janë 15 qendra ku kryhet testi HIV, me një shpërndarje të mirë në të gjithë vendin. Testimi për HIV është i disponueshëm në qendrat e këshillimit dhe testimit vullnetar (QKTV), Klinikën Ambulatore në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, Laboratorin e Mikrobiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, SUSM “Shefqet Ndroqi”, SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koco Gliozheni”, Spitalet Rajonale, laboratorët/klinika/spitale dhe në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP).

Për dhuruesit e gjakut testimi për HIV dhe agjentë të tjerë infektiv kryhet pranë Qendrës Kombëtare të Trasfuzionit të gjakut.

Ju sugjerojmë

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Aktualitet

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 4:14 pm
Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
Aktualitet

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

9 Qershor, 2025 3:56 pm
Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

9 Qershor, 2025 3:39 pm
SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
Aktualitet

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

9 Qershor, 2025 3:35 pm
Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

9 Qershor, 2025 3:28 pm
Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore
Aktualitet

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore

9 Qershor, 2025 3:21 pm
Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
Rajoni

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

9 Qershor, 2025 2:58 pm
Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
Aktualitet

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

9 Qershor, 2025 2:45 pm
62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
Aktualitet

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

9 Qershor, 2025 2:41 pm
Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
Rajoni

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

9 Qershor, 2025 2:30 pm
Para
U prezantua si përfaqësues i një personi publik për të përvetësuar 50 mijë Euro, arrestohet i riu

U prezantua si përfaqësues i një personi publik për të përvetësuar 50 mijë Euro, arrestohet i riu

“I ndalon hyrjen në SHBA!”DASH sanksionon ish-zyrtarin e Ministrisë së Tregtisë, akuzohet për korrupsion masiv

“S’ka pasur incidente terroriste”, DASH publikon raportin për terrorizmin në Shqipëri: Përpjekje për të radikalizuar të rinjtë 

SPAK mbyll hetimet për laboratorin e drogës në Frakull, dërgohen në gjyq ish-kryekomunari, 3 familjarët e tij dhe ‘koka’ e grupit

SPAK mbyll hetimet për laboratorin e drogës në Frakull, dërgohen në gjyq ish-kryekomunari, 3 familjarët e tij dhe ‘koka’ e grupit

TE FUNDIT

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi,...

Lexo më shumë

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
9 Qershor, 2025

Janë shpallur 55 projektet fituese të thirrjes së parë për bashkëprojekte ndërmjet studiuesve shqiptarë dhe diasporës akademike, mbështetur nga programi...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
9 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shqyrtuar sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar nga qelia....

Lexo më shumë

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
9 Qershor, 2025

Hetimet për ish-Presidentin Ilir Meta janë zgjatur me 6 muaj. Mësohet se avokati i Metës është shprehur se Prokuroria e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com