Këngëtarja shqiptare Eneda Tarifa, sonte do të ngjitet në skenën e festivalit europian, ku do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Fairytale”.
Sonte është nata e dytë gjysmëfinale, ku këngëtarja shqiptare do të këndojë e 17-ta.
Këngëtarja do të mundohet të bindë sonte publikun europian që të votojë këngën e saj për të kaluar në finalen e festivalit.
Nata e dytë gjysmëfinale e konkursit më të ndjekur muzikor do të zhvillohet në “Globe Arena” në Stokholm të Suedisë.