Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mos e shpallni non grata historianin turk!

2016/07/08 at 7:44 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Mos e shpallni non grata historianin turk!

Nga Kiço BLUSHI


Ja ku u gjend edhe një sebep tjetër për të dalë nga rrjedha e përditshme e skandaleve. Një historian na paska
sharë Skënderbeun! Ka ardhur enkas nga Turqia e drejt e në Lezhë, te varri i heroit. Ndaj duhet shpallur non
grata!

Kam qenë disa herë në Turqi si i ftuar e si pjesë e delegacioneve. Në një nga këto vizita kam parë si
funksionojnë disa universitete, e në një rast tjetër televizione e redaksi gazetash… Turqit janë dashamirë e
mikpritës me ne “arnautët”. E njohin historinë tonë të përbashkët. Për çudi flisnin me respekt për Hoxhën,
ndoshta pse ky vlerësohej edhe si komunist rebel, që kishte kundërshtuar bllokun sovjetik, por edhe pse kishte
emër dhe mbiemër tipik mysliman.

Në çdo rast, po të kaloje në Ankara, ishte e pamundur që pritësit mos të të çonin te mauzeloumi i Ataturkut.
Asnjëherë dhe askujt ndër ne nuk i ka shkuar ndërmend të bënte qoftë ndonjë vërejtje për adhurimin e tepruar
për këtë burrë të madh të kombit turk, sepse bustet, monumentet e fotografitë e tij i shihje në çdo qoshk, lokal, rrugë, mejhane, mjedis shtetëror a privat më shumë se në Kinën e Maos… Por, ne nuk bënim vërejtje, as
insinuata për këtë kult të paparë të udhëheqësit legjendar, edhe pse vinim nga diktatura, ku idhulli i
udhëheqësit­ monument e legjendar na kishte ardhur në majë të hundës.

Dhe jo nga frika, por nga respekti për popullin turk. Ishte e drejtë e tij. Nuk do të ishte as e fisme dhe as e ndershme që në shtëpinë e tjetrit të pështyje e të thoshe qoftë edhe një të vërtetë të thjeshtë, që e dinin të gjithë turqit: që Ataturku ka pas qenë një pijatar i pandreqshëm… Apo, ca më keq, po të përmendje ekzekutimet e kundërshtarëve politikë e fetarë, (disa
ministra i kish varur nëpër shtyllat e Stambollit…) gjenocidin mbi popullin armen, ose spastrimet etnike “për të mbrothësuar kombin turk”…

Kur dëgjova për një farë historiani turk, që te varri i Skënderbeut kishte vjellë vrer e helm anadollak, pas
pesëqind vjetësh, e pyeta padashur veten: si do të silleshin vallë turqit e sotëm nëse një historian shqiptar do të bënte të njëjtën gjë mu te mauzeloumi i Ataturkut? Apo edhe te varri i ndonjë sulltani që pat bërë masakra në
Shqipëri? Po sikur të përmendte edhe konvertimin e detyrueshëm e të dhunshëm fetar?…

Sigurisht që shteti turk nuk do të priste që Ministria e Jashtme të formulonte shkresë për ta shpallur ose jo non
grata, as do të pritej që Ministria e Kulturës të protestonte (sikundër nuk protestoi ministria jonë kundër institucionit turk TIKA, që me sa duket e ka sjellë këtë provokator…), paçka se ministria e Kumbaros paska
nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me këtë “qendër kulture” turke, që funksionon në Shqipëri…

Nuk ka pikë dyshimi që policia turke do ta kishte zënë për zverku historianin tonë, pa pritur e pa kërkuar non grata­t e ministrive, për t’i treguar vendin haramit “sipas adetit” osman… Sepse në Turqinë e Erdoganit janë arrestuar, si dihet, jo pak gazetarë të huaj, përveç mbylljes dhe arrestimit të disa redaksive për gjëra ku e ku më të vogla.

E megjithatë, ne nuk duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Nuk duhet ta shpallim non grata një sharlatan, për t’i varur
në qafë një medalje, që do t’i shërbejë kur të kthehet si hero nacionalist në Turqi.

Para disa ditësh edhe një poet i njohur turk bëri të njëjtën veprim antishqiptar, duke ju thënë sikter atyre emigrat e shqiptarë që nuk pranojnë të bëhen e të sillen si turq, gjë që provon se platforma e mirënjohur me emrin “Davutogllu” po funksionon jo vetëm me propagandë, por edhe me financime zyrtare, a “fetare”, duke sponsorizuar ndërtimin e xhamive dhe ngritjen e “institucioneve” proturke, për të ringjallur influencën dhe dominimin turk jo vetëm mbi ne, por mbi të gjithë popujt ku ka pas sunduar Perandoria osmane.

Mos shpallni non grata këtë provokator ordiner e banal jo se ne jemi vend demokratik për t’u marrë shembull,
as pse jemi një popull më pak nacionalist, por se jemi evropianë. Dhe si të tillë, nuk duhet të sillemi si
erdoganistë. Aq më tepër që jo vetëm Erdogani, po cilido autoritet i lartë turk që ka mirëseardhur në Shqipëri,
na ka quajtur “popull vëlla” dhe krerët tanë janë ngazëllyer, duke pranuar me heshtje e buzëqeshje prej sejmeni që, ose nënat, ose baballarët ne i paskemi të të njëjtit gjak…

Por udhëheqësit tanë demokratë kanë shkuar edhe më tej: kanë hequr e fshehur bustet e Skënderbeut në
Pallatin e Brigadave, kanë mbuluar monumentin e tij në qendër të kryeqytetit, që “të mos u vriteshin sytë”
mysafirëve turq. E përse duhet shpallur non grata ky biçim historiani? Mos vallë faji i tij, llapaqenëria e tij është
më e rëndë se shkelja e dinjitetit kombëtar, se vetëposhtërimi zyrtar i heroit tonë?

Tani ka jo pak shqiptarë të thekur e të edukuar (paguar) në orient që hapur, nëpër gazeta dhe televizione,
shajnë, përbaltin dhe fyejnë edhe Skënderbeun, duke e bërë atë fajtorin kryesor për luftën dhe për qëndresën
25­vjeçare, duke e quajtur atë një gjakderdhje e humbje kohe e shansi të kotë, sepse ne, sipas tyre, do të
kishim pas qenë më mirë po të kishim mbetur pjesë e osmanërisë, (të cilën, nëpërmjet pashallarëve e vezirëve
e pakemi drejtuar…). Nuk ka dyshim që Skënderbeu është modeli i vetëm dhe shtylla e fundit që na ka mbetur, shembulli dhe krenaria për ata që akoma e quajnë veten shqiptar.

Ndaj, sipas osmanistëve dhe orientalëve të sotëm duhet shembur edhe ky idhull. Kjo është goditja e fundit e ndoshta përfundimtare mbi shqiptarinë. Dhe pasojat nuk janë vetëm propagandistike. Para ca kohësh kam parë një dokumentar, ku jo pak shqiptarë të Maqedonisë e të Kosovës, para kamerave e quanin veten “turqelinj”. Pyetjes së gazetarit “përse jeni të tillë kur flisni shqip”, ata i përgjigjeshin me naivitet: Ne kemi qenë denbabaden shqiptarë, por tani jemi turqelinj…

Dihet se shekujt e fundit drejt Turqisë ka pasur emigrim të lirë e të detyruar, për të bërë spastrime etnike (jo
vetëm nga titistët dhe monarko­fashistët grekë, po edhe nga keqqeverisjet e vetë shqiptarëve…), aq sa thuhet
se në Turqi aktualisht mund të ketë mbi pesë milionë “turqelinj” me origjinë shqiptare.

Por aty nuk ka e nuk njihet minoriteti shqiptar, nuk lejohen e nuk ka shkolla të gjuhës shqipe se janë të ndaluara me ligj. Më e keqja është se asnjëherë dhe asnjë qeveri, asnjë shoqatë nacionaliste nuk e ka ngritur kurrë zërin për të kërkuar këto të drejta universale. As “turqelinjtë” shqiptarë nuk guxojnë madje të thonë se janë shqiptarë… Përse? Përse kështu, kur thuhet nga zyrtarët e lartë të të dyja palëve se ne jemi “popuj vëllezër”?

Ja pra përse e quaj të kotë dhe qesharake të shpallet non grata ky anadollakist i vonuar. Para tij duhen shpallur
non grata (të padëshirueshëm) jo pak krerë, të sotëm e të djeshëm. Tekefundit ai gjeti “shesh e bëri përshesh”
në një shoqëri e në një shtet, që provon përditë se ne nuk jemi të zotë të nderojmë e të mbrojmë heroin e vetëm, më të madhin e më të ndriturin (deri tani), i cili fatmirësisht na ka lënë të vetmen pasuri: identitetin
kombëtar.

Duke rrëzuar e duke shembur emrin e Skënderbeut, besohet se ka për t’u shkërmoqur shtylla jonë kurrizore,
dmth ka për të rënë kalaja e fundit, ku mezi bubron krenaria jonë kombëtare.

/Marrë nga Gazeta Shqiptare



Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
FOTO/ Paris Hilton, një bjonde seksi mbi jaht

Foto/ Paris Hilton tregon gjithçka

Letër myslimanëve të Facebook-ut

Letër myslimanëve të Facebook-ut

Precedenti "Shqipëri", UEFA ndryshon rregullat e Kampionatit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com