Shirat që kanë dominuar këto ditë pranvere duket se do të vijojnë, të paktën deri në fund të këtij muaji, ndaj meteorologët këshillojnë të mos e hiqni çadrën nga çanta. Sipas parashikimeve temperaturat do të ruajnë nivelet normale të stinës, por reshjet do të vazhdojnë ta dominojnë këtë pranverë, kryesisht në zonat veriore, qendrore dhe juglindore të vendit.