Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mori nga Beqaj 1.7 milionë $/ Kush është Vilma Nushi, gruaja që Rama mbron përballë Vokshit?

2016/01/24 at 8:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mori nga Beqaj 1.7 milionë $/ Kush është Vilma Nushi, gruaja që Rama mbron përballë Vokshit?

Zyra e kryeministri Edi Rama shpërndau sot një njoftim për shtyp, ku bënte të ditur  se do të kallëzonte penalisht për shpifje deputeten e Partisë Demokratike Albana Vokshi për shpifje.


Po çfarë ka ndodhur?

Prej disa muajsh Albana Vokshi, edhe në cilësinë e kryetares së Komisionit Kuvendor për Shëndetësinë, ka qenë tepër aktive në denoncimin e dhënies së disa koncensioneve në shëndetësi por dhe në denoncimin e një rrjeti klientelist tenderash të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Ilir Beqja.

Por akuzat e bëra javën e fundit nga Vokshi, kanë qenë më të rënda, sepse tashmë Vokshi po ekspozon pjesë nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Një organ i specializuar në diktimin e abuzimeve dhe vjedhjes.

Me këtë raport në dorë, Vokshi tejkaloi shënjestrën e zakonshme, ministrin Beqja dhe kaloi goditjen direkt tek kryeministri.

Ndonëse ai që mban përgjegjësi direkte institucionale për aferat dhe abuzimet është ministri Beqja, në linjë politike, është e vështirë të mendohet se Beqja ka qenë i pandikuar apo se “i ka bërë me kokën e vetë”  shumë nga veprimet/koncensionet/tenderët e dyshimtë.

Por duket se Rama nuk do t’ia dijë dhe e konsideron shpifje pa kushte lakimin e emrit të tij në këtë rastin e fundit.

Edhe më parë Rama i ka konsideruar shpifje dhe trillime akuzat e opozitës, por sot ai ndërmori një lëvizje ligjore. Atëherë çfarë ka ndodhur më tepër kësaj here?

Ka shumë gjasa që lëvizja e Ramës të jetë e lidhur me një dokument ‘delikat’ të ekspozuar nga Albana Vokshi një ditë më parë.

Dokumenti është i shkëputur nga raporti I KLSH-së dhe tregon se kompania koncesionare e Check UP-it, në pronësi të biznesmenes Vilma Nushi, ka përfituar transferta të paligjshme paraje nga shteti sepse është paguar për një punë që nuk e ka kryer.

Bëhet fjalë për 1.7 milionë dollarë grabitje që sipas deputetes Albana Vokshi është  konstatuar në letrat e prezantuara nga vetë kompania e Nushit.

Deklaron Vokshi:

“Tabela e kapur nga KLSH-ja, tregon shumën që i është paguar Vilma Nushit për muajt mars-nëntor. Sipas kësaj shume, 5 miliardë e 554 milionë, i bie që qenkan kontrolluar 318 mijë persona, duke e ditur se kostoja për një person është 17 mijë lekë.
Por sipas të dhënave zyrtare nga institucioneve shëndetësore shtetërore, numri i të kontrolluarve është 216 mijë persona.”

Tabela-e-parave-qe-ka-marre-Nushi-1-300x169

 Më pas Vokshi sqaron:

“Dhe më e rënda është se Fondi i Sigurimeve Shëndetësore nuk ka ushtruar deri tani asnjë kontroll, por i ka marrë të mirëqëna shifrat e Nushit. Pra Edi i ka dhënë Vilmës para sikur e kanë bërë check-upin 318 mijë persona. 1 miliardë e 700 milionë lekë më shumë se sa shërbimi që ka ofruar. Janë vjedhur nga paratë e shqiptarëve 1 miliardë e 700 milionë lekë për 9 muaj.”

 Kjo është një akuzë tepër serioze e deputetes demokrate, sepse nuk jemi më në kushtet e një denoncimi thjesht mbi favorizimin që mund t’i bëjë Ministria e Shëndetësisë biznesmenes Vilma Nushi, por raporti I KLSH-së zbulon se  tashmë kompania e saj koncesionare, po merr lekë nga shteti dhe për punë që nuk i ka kryer fare, madje lekë në paradhënie.

Për ironi janë vetë shifrat e deklarimeve shtetërore ato që kanë zbuluar diferencën e 1.7 milionë dollarëve që biznesmenes Nushi i janë dizbursuar “veresie” nga ministri Beqaj.

Me denoncimin e fundit, Vokshi ka rritur stekën e goditjes, pasi flet me argumentet e KLSH-së, e për më tepër po denoncon një transaksion të paligjshëm prej 1.7 milionë dollarësh nga fondet e ministrisë drejt Nushit dhe duket se pikërisht këtij presioni i është përgjigjur sot kryeministri me një padi penale.

Rama është mik i vjetër i biznesmenes Nushi, kjo e fundit ka përfituar disa kontrata e koncensione të rëndësishme gjatë qeverisjes së tij por sot Rama duket i prekur që emrin e tij po e lidhin kaq padrejtësisht me këtë biznesmene. / HashtagAL

 



Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Sarandë/ I moshuari i vë flakën vetes, lufton me vdekjen në spital

Sarandë/ I moshuari i vë flakën vetes, lufton me vdekjen në spital

Agjenti i SHISH, pranon njohjen me Ilir Memushajn

Agjenti i SHISH, pranon njohjen me Ilir Memushajn

I shërbeu plakut italian, shqiptari trashëgon pasurinë e tij

I shërbeu plakut italian, shqiptari trashëgon pasurinë e tij

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com