Elseid Hysaj, ishte një nga më të kritikuarit pas ndeshjes me Italinë, por pas Kroacisë, futbollisti shkodran mund të festojë lirisht.
Pas barazimit 2-2 ndaj kroatëve, Hysaj u thirr nga tifozët kuqezi në tribunë. Të gjithë e duartrokitën dhe brohoritën emrin e tij.
Një moment emocionues, që vjen pas një momenti të vështirë për mbrojtësin e djathtë.
Në fund, Hysaj, duartrokiti të gjithë tifozët dhe më pas nisi festa e ekipit.