Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mori garanci, nuk do prekej”, si u ekzekutua bosi i mafias greke sapo hoqi eskortën

2024/01/17 at 3:58 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mori garanci, nuk do prekej”, si u ekzekutua bosi i mafias greke sapo hoqi eskortën

Mediat greke vijojnë të publikojnë detaje në lidhje me vrasjen e Vangelis Zampounis, një nga emrat më të njohur në botën e krimit në Greqi.

Zampounis, 44-vjeç, u ekzekutua në një atentat mafioz në orët e para të së dielës.

I njohur me pseudonimin “Zambon”, 44-vjeçari dyshohet të jetë kreu i një grupi gjobvënësish dhe vrasësish me pagesë.

Ai është ndaluar nga autoritetet, por ndaj tij nuk u gjetën asnjëherë prova, ndërsa në vitin 2018 atij iu bë një atentat në Pire.

44-vjeçari u ekzekutua me mbi 90 plumba kallashnikovi brenda makinës së tij të blinduar.

Nga pamjet filmike 44-vjeçari është zënë në befasi sapo ka hyrë në makinë jashtë një karburanti.

Vetëm brenda 30 sekondash një makinë i është afruar nga e cila kanë zbritur dy persona të armatosur. Njër prej tyre është afruar menjëherë në xhamin e shoferit dhe ka zbrazur karikatorin e parë të kallashnikovit.

Më pas ai është tërhequr ka ndërruar karikator dhe ka vijuar duke qëlluar me breshëri. Në një moment për t’u siguruar që objektivi kishte ndërruar jetë, ai hap derën e makinës dhe e qëllon sërish.

Ndërkaq raportohet se ai i kishte shpëtuar një atentati të mëparshëm.

Zampounis, i shpëtoi një atentati në Pire në vitin 2018, vetëm sepse kallashnikovi i atenatatorëve bllokohet. Në këtë atentat ai shpëtoi vetëm me një plag në këmbë.

Pas atentatit, kryemafiozi grek i rriti ndjeshëm nivelet e sigurisë, duke lëvizur gjithmonë me eskortë dhe me jelek antiplumb të veshur.

Por muajt ​​e fundit ai dilte mjaft shpesh vetëm me BMW-në e blinduar, duke hequr eskortën dhe jelekun e blinduar.

Mediat greke bëjnë me dije se kryemafiozi mori garanci se nuk ishte më në rrezik. Si lider i mafies greke, ai mund të ketë besuar se problemet ishin mbyllur, dukë bërë që të ulte vigjilencën, por që rezultoi fatale.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Katari dhe Franca ndërmjetësojnë një marrëveshje mbi dërgimin e ilaçeve për pengjet izraelite

Katari dhe Franca ndërmjetësojnë një marrëveshje mbi dërgimin e ilaçeve për pengjet izraelite

Vuçiç pas takimit me Lajçakun: E paralajmërova për veprimet e Prishtinës

Vuçiç pas takimit me Lajçakun: E paralajmërova për veprimet e Prishtinës

VIDEO/ Lara Colturi renditet e 9-ta në botë

VIDEO/ Lara Colturi renditet e 9-ta në botë

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com