Një 29-vjeçare, nënë e dy fëmijëve të mitur është proceduar penalisht nga Prokuroria.
Sipas informacioneve nga Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës, shtetasi D.L., bashkëshorti i 29-vjeçar ka bërë një kallëzim pasi ajo ishte larguar nga banesa dhe kishte shkuar tek prindërit e saj.
29-vjeçarja ka ikur së bashku me 2 fëmijët e mitur, 3 dhe 1 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.