Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mori 600 mijë lekë për një vendim, merret i pandehur gjyqtari Hoxha

2016/07/26 at 4:25 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mori 600 mijë lekë për një vendim, merret i pandehur gjyqtari Hoxha

Prokuroria për Krime të Rënda i ka komunikuar akuzën dhe merr të pandehur gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha, i akuzuar për “korrupsion pasiv…të gjyqtarëve…”. Ai akuzohet se ka marrë 600 mijë lekë të reja nga një person, palë në një proces gjyqësor civil që drejtohej prej tij.

Së bashku me gjyqtarin, Prokuroria për Krime të Rënda i ka komunikuar akuzën edhe Dritan Jazhexhiut dhe Novruz Gajdes, të akuzuar për “korrupsion aktiv të gjyqtarëve…”. Gjithashtu, është komunikuar akuza edhe për shtetasit Lejdon Hoxha, (i biri i gjyqtarit), i akuzuar për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”; Altin Malaj, për veprën “Moskallëzim krimi”; dhe Gerald Hoxha, për veprën e “Deklarimeve të rreme…”. Për këtë të fundit ka rezultuar se ka qenë në dijeni të veprimeve të mësipërme dhe ka deklaruar rrethana të rreme para oficerit të policisë gjyqësore.

Prokuroria për Krime të Rënda ka zhvilluar hetimet, në bazë të të cilave ka rezultuar se shtetasi Dritan Jazexhiu ishte në një proces gjyqësor civil, i cili zhvillohej në Gjykatën e Tiranës, nën drejtimin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha. Jazexhiu, nëpërmjet shtetasit Altin Malaj, është njohur me të pandehurin Novruz Gajdja. Ky i fundit ka marrë përsipër që të ndërhynte te gjyqtari Ibrahim Hoxha, me qëllim që ai të jepte vendim gjyqësor në favor të tij.

Në vijim të veprimeve hetimore, Prokuroria për Krime të Rënda ka zbuluar se gjyqtari Hoxha ka kërkuar shumën 800 mijë lekë të reja, për të dhënë vendimin në favor të Dritan Jazexhiut. Sipas hetimit, është provuar se të pandehurit kishin rënë dakord që pjesa e parë e parave, prej 600 mijë lekë, të jepeshin një ditë para vendimit. Pjesa e mbetur e parave, 200 mijë lekë, do të jepeshin pas dhënies së vendimit.

Nga ndjekja në dinamikë e hetimit, rezultoi se në dt. 02.05.2016, i pandehuri Novruz Gajdja, bie dakord me gjyqtarin që të realizohej “shkëmbimi” i shumës 600 mijë lekë pasditen e asaj dite. Të pandehurit kanë qenë nën vëzhgim nga Policia Gjyqësore, me urdhër të Prokurorisë. Pasditen e datës 02.05.2016, i pandehuri Novruz Gajdja, pasi kishte marrë shumën prej 600 mijë lekë nga Dritan Jazexhiu, takohet me djalin e gjyqtarit, Lejdon Hoxha, të cilit i dorëzon shumën e parave.

Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e policisë, të cilët kanë realizuar arrestimin në flagrancë të shtetasve Lejdon Hoxha dhe Novruz Gajdja. Po në bazë të veprimeve hetimore në dinamikë, është realizuar edhe arrestimi i gjyqtarit, Ibrahim Hoxha dhe shtetasit Dritan Jazexhiu. Në përfundim të veprimeve proceduriale, Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë të pandehur shtetasit e mësipër, të cilët gjenden nën masat e sigurimit, si vijon:

1. Ibrahim Hoxha, “arrest në burg”

2. Dritan Jazexhiu, “arrest në burg”

3. Novruz Gajdja, “arrest në burg”

4. Lejdon Hoxha, “detyrim për t’u paraqitur”

5. Altin Malaj, në gjendje të lirë Advertisement

6. Gerald Hoxha, në gjendje të lirë

Panorama Online

Ju sugjerojmë

Meta nga qelia: Në 11 maj ndahemi përgjithmonë me Shqipërinë e kukullave
Aktualitet

“Banditizmi elektoral, “treni bullgar”/ Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet

23 Maj, 2025 11:20 am
Arrestohet në Durrës i shumëkërkuari Xhevdet Plaku
Kronikë

I shpëtoi disa atentateve, kush është Xhevdet Plaku i njohur si “Akili”

23 Maj, 2025 11:20 am
VIDEO/ Momenti kur RENEA arreston “Akilin” dhe 6 të tjerët te Gjiri i Lalzit
Kronikë

VIDEO/ Momenti kur RENEA arreston “Akilin” dhe 6 të tjerët te Gjiri i Lalzit

23 Maj, 2025 11:16 am
Iu gjetën fletë votimi të falsifikuara e../Procedohet pronari,u denoncua nga Berisha
Aktualitet

Iu gjetën fletë votimi të falsifikuara e../Procedohet pronari,u denoncua nga Berisha

23 Maj, 2025 10:59 am
Darka e punës mes Albin Kurtit dhe Kaja Kallas, zbardhet kërkesa e Kryeministrit
Rajoni

Darka e punës mes Albin Kurtit dhe Kaja Kallas, zbardhet kërkesa e Kryeministrit

23 Maj, 2025 10:56 am
SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
Kronikë

“Visi i Pojës” e Indrit Tafili, 29 emrat për të cilët u lëshua masë sigurie nga SPAK

23 Maj, 2025 10:45 am
Spiropali: Shqipëria vend që afrohet përditë me BE, shembull për stabilitetin
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria vend që afrohet përditë me BE, shembull për stabilitetin

23 Maj, 2025 10:34 am
A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…
InstaBIZ

A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…

23 Maj, 2025 10:26 am
Netanyahu akuzon liderët perëndimorë se po “mbajnë anën” e Hamasit
Bota

Netanyahu akuzon liderët perëndimorë se po “mbajnë anën” e Hamasit

23 Maj, 2025 10:23 am
Vrasja e Ilaria Sulës/Studentja shqiptare mësoi mashtrimin që po bënte ish i dashuri
Kronikë

Vrasja e Ilaria Sulës/Studentja shqiptare mësoi mashtrimin që po bënte ish i dashuri

23 Maj, 2025 10:19 am
Para
Reperi i njohur sulmohet dhe vihet nën pranga

Reperi i njohur sulmohet dhe vihet nën pranga

Foto/ U jepet lamtumira e fundit dy shqiptarëve të vrarë në Mynih

Foto/ U jepet lamtumira e fundit dy shqiptarëve të vrarë në Mynih

Grabitja/ “S’mund të ndodhte pa bashkëpunimin e Policisë”

Berisha: PD pengoi kapjen e drejtësisë nga Rama

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Banditizmi elektoral, “treni bullgar”/ Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet

Meta nga qelia: Në 11 maj ndahemi përgjithmonë me Shqipërinë e kukullave
23 Maj, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në postim në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e 11...

Lexo më shumë

I shpëtoi disa atentateve, kush është Xhevdet Plaku i njohur si “Akili”

Arrestohet në Durrës i shumëkërkuari Xhevdet Plaku
23 Maj, 2025

Xhevdet Plaku, i njohur si ‘Akili’, një person me rrezikshmëri të lartë është një nga personat e arrestuar në qytetin...

Lexo më shumë

VIDEO/ Momenti kur RENEA arreston “Akilin” dhe 6 të tjerët te Gjiri i Lalzit

VIDEO/ Momenti kur RENEA arreston “Akilin” dhe 6 të tjerët te Gjiri i Lalzit
23 Maj, 2025

Janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të Xhevdet Plakut dhe gjashtë personave të tjerë, gjatë operacionit të koduar “Enigma”....

Lexo më shumë

Iu gjetën fletë votimi të falsifikuara e../Procedohet pronari,u denoncua nga Berisha

Iu gjetën fletë votimi të falsifikuara e../Procedohet pronari,u denoncua nga Berisha
23 Maj, 2025

Pas njoftimi të marrë më datë 22.05.2025, se në një lokal në fshatin Pekisht, ishin gjetur disa materiale të dyshuara...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com