Tre persona janë arrestuar nga Policia e Beratit pasi kanë marrë peng dhe kanë dhunuar dy persona. Uniformat blu kanë informuar se në pranga kanë rënë shtetasit H.K, 27 vjeç, A.B., 57 vjeç, dhe E.H.,53 vjeç, të tre banues në lagjen “Uznovë”, Berat.
Mësohet se arrestimi i tyre është bërë pasi në lagjen “Uznovë”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë dhe i kanë dhunuar fizikisht shtetasit L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “30 vjetori”, Berat.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H.K, 27 vjeç, A.B., 57 vjeç, dhe E.H.,53 vjeç, të tre banues në lagjen “Uznovë”, Berat.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Uznovë”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë dhe i kanë dhunuar fizikisht shtetasit L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “30 vjetori”, Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme”,-njofton policia./Opinion.al