Policia ka arrestuar 7 persona pasi akuzohen se kanë marrë peng një 35-vjeçar dhe e kanë kërcënuar për dhënie pasurie.
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “The debt” janë lënë në arrest me burg 4 persona dhe 3 të tjerë në arrest shtëpie.
Konkretisht – U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: T. Xh., alias H. Xh., 36 vjeç, A. O., 37 vjeç, A. P., 50 vjeç, dhe F. K., 49 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
– U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit: N. Q., 52 vjeç, S. K., 42 vjeç dhe A. M., 46 vjeç.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë peng një 35-vjeçar dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie në Tiranë”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga nenet 109/b dhe 110/2 të Kodit Penal./Ooinion.al