Monitorët e kompjuterave në qytetin turk Gonen, janë shndërruar në fole për zogjtë.
Janë disa nxënës të shkollave fillore ato që kanë vendosur për një përdorim të tillë.
Nxënësit e kësaj shkolle angazhohen që nga objektet e vjetra dhe të hedhura të plastikës të bëjnë gjëra të dobishme.
“Pikërisht në këtë mënyrë kemi ardhur te ideja që fëmijët të bëjnë diçka të dobishme edhe nga monitorët të cilët nuk riciklohen. Në çati kemi vendosur dhjetëra shtëpiza të tilla dhe shkollën tonë tashmë e zbukuron cicërima e zogjve që vijnë në këtë shtëpizë”, është shprehur Ucar.
Ucar tha se kanë marrë shumë lëvdata për këtë lloj pune dhe se kanë inkurajuar edhe shkolla të tjera në Turqi që të ndjekin të njëjtën rrugë.