Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin e “Opinionit”, ku mes të tjerash ka treguar edhe dobësinë më të madhe të ish-presidentit Meta.
Monika Kryemadhi: Zotin Meta unë e kam adhuruar dhe e adhuroj për politikën e tij.
Dua t’u theksoj dy gjëra. Ai është një nga njerëzit më të drejtë që kam njohur në jetën time.
Është shumë i sinqertë dhe nuk gënjen asnjëherë. Por ai ka një problem shumë të madh. Meta beson çdo gjë që i thotë çdo njeri.
Blendi Fevziu: Po ky është një defekt i vogël.
Monika Kryemadhi: Ky është defekt i madh, sepse prandaj janë këto pasoja që jemi ne sot.