Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika kryemadhi, është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK.
Siç shihet edhe nga pamjet, Kryemadhi ka shkuar në SPAK së bashku me vajzën e saj.
Kujtojmë se paraqitja e saj në Strukturën e Posaçme është në përputhje me masën ‘detyrim paraqitje’ që është vendosur ndaj saj.
Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”, në të njëjtën dosje me ish-presidentin Ilir Meta, i cili prej 23 tetorit qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg”.