Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dhënë një prononcim për mediat pasi ka lënë ambientet e SPAK.
Para gazetarëve, Kryemadhi u shpreh se sipas saj prokurorët ishin të papërgatitur dhe profesionalizmi i tyre ishte në nivelin e një studenti të vitit të parë të juridikut.
Pjesë nga fjala e Kryemadhit:
Prokurorët ishin të papërgatitur ndaj fakteve dhe dokumenteve që erdhën nga Çekia dhe Austria.
Metodologjia dhe profesionalizmi i prokurorëve të SPAK ishin në nivelin e një studenti të vitit të parë të juridikut. Argumentet që ngrinin ishin qesharake dhe të bazuara në falsifikim.
Kalkulimet dhe analiza financiare e pabërë nga SPAK donte të falsifikonte me keqdashje deklarimet e pasurive tonë. Rezulton se edhe s ai përket letër porosive të dërguara nga SHBA, ka një deklaratë të rremë për të cilin ligjin federal i SHBA i dënon me 5 vjet.
Beteja nuk është sapo ka filluar, por është ballë për ballë. Do të përballemi me sistemimet e drejtësisë dhe ato ndërkombëtare.
Çështja e deklarimit të pasurisë për Metën ka rënë.
Kujtojmë se Apeli i Posaçëm vendosi të lërë të pandryshuar masën e sigurisë për çiftin Meta.