Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

MOMMY TUCK, transformimi i nënave moderne. Vetëm në Spitalin Amerikan!

2016/06/10 at 3:34 PM
në -Shëndeti, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
MOMMY TUCK, transformimi i nënave moderne. Vetëm në Spitalin Amerikan!

Nga Dr. Rezarta Kapaj

Kirurge Plastike në Spitalin Amerikan

 Është e çuditshme se si duke u përqendruar tek fjala “nënë”, tendenca ekziston që në një farë mënyre të anashkalohet fjala “grua”. Dhe ndërkohë që nënat e reja u japin gjithë energjinë, kohën dhe dashurinë bijve, fare pak kohë mbetet që nëna të kujdeset për veten dhe për unin e saj “femër”. Megjithatë nuk ndodh domosdoshmërisht kështu.

Sot, gjithmonë e më shumë po shohim nënat hollivudiane të kthehen në formë menjëherë pas lindjeve. Është e pamundur të mos t’i kesh zili këto zonja, të cilat menjëherë pas lindjes së fëmijëve, janë gati të ecin plot vetëbesim në pasarela. Pra, cili është sekreti i tyre? A është thjesht fat apo është më e komplikuar se kaq?

Me zhvillimin e kirurgjisë plastike, rregullimi i deformimeve trupore pas lindjes është bërë realitet. Këto operacione, të cilat përmblidhen nën emrin “mommy tuck” përfshijnë rregullimin e deformimeve të barkut, të gjoksit dhe të ijëve. Për të kuptuar pse disa nëna të reja nuk munden të kthehen në trupin e tyre të mëparshëm pas shtatzënive, duhet të ndalemi fillimisht tek ndryshimet që trupi pëson për shkak të shtatzënisë. Gjatë rritjes progresive të barkut, kur trupi akomodon mrekullinë e vogël që do të lindë, të gjitha shtresat e murit abdominal ndikohen. Lëkura zmadhohet me shpejtësi dhe në varësi të elasticitetit të saj, çka përcaktohet nga tendencat gjenetike, mund të krijohen çarje në dermis që manifestohen si strija. Fillimisht strijat kanë ngjyre të kuqe, me kalimin e kohës ato zbardhen, por lëkura asnjëherë nuk kthehet në gjendjen e mëparshme. E vetmja mënyrë që ato të zhduken është heqja e lëkurës së dëmtuar.

Dhjami, sidomos ai në ije, është një tjetër nga shqetësimet të cilat mbeten tek nënat e reja. Duke kaluar tek shtresat poshtë dhjamit, në nivelin muskulor, duhet theksuar se muskujt e barkut gjatë shtatzënisë hollohen në mënyrë të konsiderueshme. Gjithashtu kjo ndarje dhe hollim i muskulatures se barkut, bën që barku të duket i fryrë edhe në një trup të hollë.

Të gjitha këto ndryshime adresohen në operacionin e abdominoplastisë. Lëkura e tepërt hiqet, dhjami i tepërt tërhiqet dhe diastasis recti riparohet. Operacioni i barkut ose abdominoplastia krijon një linjë të re të trupit dhe shpesh vajzat që dalin nga ky operacion shprehen se beli u është ngushtuar dhe kërthiza u është zbukuruar. Ky operacion zhvillohet me anë të një incizioni, i cili fshihet në të brendshme, mjaft i ngjashëm me shenjën e operacionit cezarian, por disi më i gjatë. Pra, edhe bikini mund të vishet pa nxjerrë “sekretin”.

Gjiri është një tjetër zonë e ndikuar nga shtatzënia dhe dhënia e qumështit. Kur gjiri mbushet me qumësht, lëkura mbi të tendoset dhe në disa raste mund të shkaktojë strija edhe këtu. Në rastin e gjirit operacionet nuk janë standarde. Në disa raste zmadhimi me protezë mjafton për të rregulluar formën dhe për të shtrirë lëkurën e rrudhur. Në raste të tjera mastopeksia, pra ngritja e gjoksit duke përdorur indin e vet nevojitet. Ka edhe raste kur gjoksi duhet zvogëluar për të arritur rezultate të kënaqshme, si nga ana estetike, ashtu edhe nga ana terapeutike, pasi këto zonja shpesh përjetojnë dhimbje të qafës dhe mesit, për shkak të peshës së gjirit.

Tashmë ëndrra e një trupi të bukur pas lindjes është shndërruar në një realitet më se të kapshëm.

Ju sugjerojmë

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

14 Maj, 2025 1:12 pm
Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
Kryesore

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

14 Maj, 2025 1:11 pm
Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
Aktualitet

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

14 Maj, 2025 1:01 pm
Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”
Bota

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”

14 Maj, 2025 12:51 pm
“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Aktualitet

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir

14 Maj, 2025 12:35 pm
Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
Rajoni

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

14 Maj, 2025 12:19 pm
Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë
Aktualitet

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë

14 Maj, 2025 12:15 pm
Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!
Aktualitet

Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!

14 Maj, 2025 12:01 pm
Mashtrim në Call Center/Pranga për 6 punonjës,1 nga organizatorët.Të tjerë në kërkim
Aktualitet

Mashtrim në Call Center/Pranga për 6 punonjës,1 nga organizatorët.Të tjerë në kërkim

14 Maj, 2025 11:58 am
Para
Shkodër, Topalli bojkton Palokën, nuk shkon në analizë

Paloka: Lapsusi i Kuvendit? Nuk kemi besim, ishte urdhër i Ramës

Euro 2016, Ja surprizat e hapjes së Kampionatit

Euro 2016, Ja surprizat e hapjes së Kampionatit

Video/ Çfarë ndodhi sot në gjykatë me zyrtarët e policisë

Video/ Çfarë ndodhi sot në gjykatë me zyrtarët e policisë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
14 Maj, 2025

Edhe pse numërimi i votave për subjektet politike nga votuesit brenda vendit është mbyllur, vijon të numërohen akoma votat e...

Lexo më shumë

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
14 Maj, 2025

E ndërsa në qarkun e Fierit po vijon numërimi i votave preferenciale pas korrjes së fitores së Partisë Socialiste, janë...

Lexo më shumë

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
14 Maj, 2025

Socialisti, Erion Braçe ka bërë thirrje për kujdes dhe transparencë maksimale në procesin e numërimit të votave në Tiranë, i...

Lexo më shumë

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”
14 Maj, 2025

Ish-presidenti i Uruguajit, José Mujica, i njohur si “Pepe”, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Njeriu që udhëhoqi Uruguajin nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com