Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Momenti më i bukur i jetës sime”, tentativa e arratisjes që u kthye në poshtërim: Na torturuan e tërhoqën me litar 

2024/10/20 at 4:53 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Momenti më i bukur i jetës sime”, tentativa e arratisjes që u kthye në poshtërim: Na torturuan e tërhoqën me litar 

Beqiri e dinte mirë se çfarë jete do ta priste në internim në Dhëmblan të Tepelenës. Siç rrëfen ai në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela  Shqiptare”në Tv Klan, e lanë të bënte vetëm dy vjet shkollë, por do të ishte thjesht një  kooperativist, pa të ardhme. 


I ati ëndërronte ta shkollonte dhe përmes miqve e familjarëve, arrin të shkojë në Durrës te daja i tij, Hyseni. Beqiri nis punë si mirëmbajtës në Vaun e Dejës, filloi edhe shkollën dhe kështu jeta mori një rrjedhë disi normale. 

Megjithatë, përtej çdo pune që mund të bënte e shkolle që mund të kryente, mungonte liria. Frika nga sistemi, terrori ishin kudo dhe pas dënimit të dajës së tij në burgun e Spaçit për agjitacion e propagandë, disa vite më vonë u burgos edhe vetë Beqiri. 

Beqir: Isha 31 vjeç kur kam tentuar për t’u arratisur në 1987 nga Saranda. 

Ardit Gjebrea: Si ndodhi, ma trego pak. 

Beqir: Po, por dua të them këtë që ne prisnim kur të vdiste Enveri do të ndryshonte sistemi dhe meqë kishim dëgjuar që flisnin gjithandej që ishte i sëmurë e ku e di unë, vdiq Enveri dhe 5 vjet më mbrapa, Ramiz Alia jo vetëm që nuk ndryshoi sistemin, por e shtrëngoi edhe më shumë, e bëri më fukarallëk.  Duke parë që ndryshime nuk kishte, unë vendosa për t’u arratisur bashkë me një shokun tim. Jemi hedhur në Sarandë më 17 tetor 1987. 

Ardit Gjebrea: E kujton atë moment? 

Beqir: E kujtoj, është një moment që nuk do të më shuhet kurrë në kujtesën time pasi mund të them që ishte momenti më i bukur i jetës sime. 

Ardit Gjebrea: Plani ishte për të shkuar nga Saranda në Korfuz. 

Beqir: Sigurisht. 

Ardit Gjebrea: Me not? 

Beqir: Me not, po. Mirëpo fatkeqësisht këtij shokut që ishte me mua, e zuri ngërçi siç quhet, iu bllokua këmba, pulpa e këmbës. Unë u mundova që ta ndihmoja gjatë natës. Faktikisht na zuri mëngjesi, ishim në ujërat tona, nuk kishim dalë në ujëra neutrale apo më larg dhe anija e kufirit që kalonte, na panë me dylbi dhe na erdhën aty. Ne ishim në ujë, nuk lëviznim dot. Na qëlluan me automatik për të na vrarë. Ishte fati jonë që unë sot jam këtu përpara që të tregoj këtë histori pak a shumë të dhimbshme, por është e nevojshme që brezat e rinj ta dinë. 

Ardit Gjebrea: Ju qëlluan me automatik? 

Beqir: Po, na qëlluan me automatik. Një kallashnikov komplet i automatikut është shkarkuar mu këtu,30  cm nga gjoksi im. 

Megjithëse u shpëtuan plumbave, Beqirin dhe shokun e tij i prisnin torturat çnjerëzore brenda anijes. 

Beqir: Neve pasi na futën në anije ushtarët që na morën, na kanë rrahur dhe na kanë bërë ato torturat e tyre, njerëz me tru të shpëlarë për mendimin tim dhe kur kemi zbritur në portin e Sarandës, na kanë lidhur me litar dhe na tërhiqnin me litar nga porti i Sarandës deri në degën e brendshme. 

Beqiri u dënua me 22 vite burg ndërsa shoku me 21, dënim që do ta vuanin në burgun e Qafës së Barit./tvklan.al 



Ju sugjerojmë

Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore
Bota

Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore

12 Qershor, 2025 4:51 pm
BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme
Aktualitet

BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme

12 Qershor, 2025 4:41 pm
Presidenti Begaj pret në takim amabasadorët: Përdoreni diplomacinë me epërsinë që ju takon
Kryesore

Aksidenti ajror në Indi, Presidenti Begaj: Në solidaritet me të gjithë të prekurit

12 Qershor, 2025 4:36 pm
Bashkia cakton plazhet publike në Durrës
Aktualitet

Bashkia cakton plazhet publike në Durrës

12 Qershor, 2025 4:10 pm
26-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Balla: Përkujtojmë epopenë e UÇK, heroizmin e…
Aktualitet

26-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Balla: Përkujtojmë epopenë e UÇK, heroizmin e…

12 Qershor, 2025 3:47 pm
Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës
Aktualitet

I rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama: Gjyqtarja nën nivelin logjik të një 12-vjeçari

12 Qershor, 2025 3:35 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Fier/ Gjendet i pajetë në banesë një 28-vjeçar, dyshohet se…

12 Qershor, 2025 3:04 pm
Mandati i Olta Xhaçkës/ Mbyllet seanca, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim
Aktualitet

Deklaratat e politikanëve ndaj drejtësisë, Kushtetuesja: E papranueshme!

12 Qershor, 2025 2:49 pm
Takimi i Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin/ Bregu: Të veprojmë tani..
Aktualitet

Takimi i Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin/ Bregu: Të veprojmë tani..

12 Qershor, 2025 2:48 pm
ZRRE zgjat afatin e KEK-ut si Furnizues i Mundësisë së Fundit për bizneset
Rajoni

ZRRE zgjat afatin e KEK-ut si Furnizues i Mundësisë së Fundit për bizneset

12 Qershor, 2025 2:37 pm
Para
Emrat/ Pësoi goditje nga i nxehti, ndërron jetë 23-vjeçari shqiptar në Greqi. Policia arreston prindërit 

Greqi, gruaja gjen të vetëvarur në oborrin e shtëpisë bashkëshortin shqiptar 

SHBA, hetime rreth publikimit të paautorizuar të dokumenteve sekrete mbi planet izraelite për të sulmuar Iranin 

SHBA, hetime rreth publikimit të paautorizuar të dokumenteve sekrete mbi planet izraelite për të sulmuar Iranin 

Ministri i Mbrojtjes: Po punojmë për të kaluar në një fazë tjetër lufte kundër Hezbollahut 

Ministri i Mbrojtjes: Po punojmë për të kaluar në një fazë tjetër lufte kundër Hezbollahut 
















TE FUNDIT

Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore

Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore
12 Qershor, 2025

Bordi i Guvernatorëve i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) ka miratuar një rezolutë që shpall zyrtarisht Iranin në mospërputhje...

Lexo më shumë

BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme

BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme
12 Qershor, 2025

Së fundmi, një portal lajmesh publikoi një artikull të pasaktë dhe tendencioz, i cili u shpërnda më vonë nga disa...

Lexo më shumë

Aksidenti ajror në Indi, Presidenti Begaj: Në solidaritet me të gjithë të prekurit

Presidenti Begaj pret në takim amabasadorët: Përdoreni diplomacinë me epërsinë që ju takon
12 Qershor, 2025

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë në Ahmedabad, ku një avion me 242 pasagjerë në bord u rrëzua...

Lexo më shumë

Bashkia cakton plazhet publike në Durrës

Bashkia cakton plazhet publike në Durrës
12 Qershor, 2025

Pas një rritjeje të dukshme të frekuentimit të bregdetit nga turistët, autoritetet vendore kanë ndërmarrë hapa konkretë për përgatitjen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com