Djegia e tre makinave në lagjen “Pavarësia” në Vlorë ka qenë e qëllimshme. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar një person me kapele që ka vendosur zjarrin në mjet dhe më pas është larguar. Dyshohet se autori është dëmtuar edhe vetë në tentativë për t’u larguar me shpejtësi.
Dyshohet se zjarri i është vënë Ford-it me targa AB 634 AP dhe nga flakët janë përfshirë edhe dy të të tjerat, një Ford që është djegur pjesërisht dhe një “Volkswagen”, e djegur plotësisht. Nerizan Hoxha, mjeti i të cilit u dogj i pari, tha se nuk dyshon tek asnjë person dhe se nuk e di pse ia kanë bërë këtë gjë.