Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Molla e sherrit/ Ja çfarë është neni i famshëm 88 i Venecias

2016/06/15 at 10:36 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Prapaskenat e Byrosë së Hetimit, sërish Meta me PD dhe kundër Ramës

Nenit 88 i rekomandimeve të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi është bërë diskutim i zakonshëm, për shkak të faktit se pakica parlamentare këmbëngul në zgjidhjen e mosdakordësisë me shumicën duke zbatuar rekomandimin e këtij neni.


Teksti i Nenit 88 dhe pasojat e tij

Neni 88 i rekomandimeve të Komisionit të Venecias, apo siç njihet ndryshe neni i “vendeve të rezervuara”, ndër të tjera, sugjeron:

“Nëse partitë politike të përfshira në proces nuk bien dakord për shumicën e cilësuar që duhet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ), Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), të cilët do të vinë nga jashtë sistemit të drjetësisë, ata mund të zgjedhin një sistem proporcional zgjedhjeje, i cili i garanton opozitës përfaqësimin në këto organe kolektive ose çdo lloj modeli tjetër të përshtatshëm, i cili do t’i siguronte opozitës një ndikim të caktuar në procesin e zgjedhjes së tyre.”

Çfarë do të thotë më konkretisht ky propozim?

Së pari, ai thotë që opozita duhet të ketë ndikim në zgjedhjen e këtyre kandidaturave, pra anëtarët nuk duhet të zgjidhen me mekanizma që përjashtojnë çdo ndikim të vërtetë të pakicës.

Së dyti, ai propozon një formulë të caktuar (shpjeguar më poshtë) dhe le të hapur formula të tjera, të cilat duhet të plotësojnë kushtin e parë, më sipër.

Varianti i Vendeve të Rezervuara
Formula që përmendet tekstualisht në rekomandin, i ashtuquajturi mekanizëm i “vendeve të rezervuara”, garanton që pesë vendet e anëtarëve në katër institucionet e reja që krijohen u rezervohen, në mënyrë proporcionale, propozimeve të shumicës dhe pakicës parlamentare—një numër i caktuar i anëtarëve duhet të zgjidhen me votim nga kandidaturat e propozuara nga shumica dhe një numër tjetër anëtarësh nga kandidaturat e propozuara nga pakica. Numrat përcaktohen afërsisht proporcionalisht në bazë të përqindjes së vendeve që shumica dhe pakica kanë, respektivisht, në Kuvend.

Për ta ilustruar këtë mekanizmin, le të marrim rastin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ).

KLGJ do të përbëhet nga 11 anëtarë, 6 nga të cilët do të jenë gjyqtarë dhe do zgjidhen me votim nga të gjithë gjyqtarët e vendit, kurse pesë të tjerë janë juristë të cilët nuk janë pjesë e sistemit të drejtësisë, pra janë juristë nga jashtë sistemit.

Nëse zbatohet rekomandimi i Nenit 88 të Komisionit të Venecias, zgjedhja e këtyre pesë anëtarëve të KLGJ-së që vinë nga jashtë sistemit duhet të bëhet me procedurën e mëposhtme:

Shumica (PS plus aleatët e saj) dhe pakica parlamentare (PD plus aleatët e saj) përgatit secila një listë të veçantë me kandidaturat që ato propozojnë për anëtarë të KLGJ-së.
Lista e propozimeve të shumicës i nështrohet, veçmas, votimit për të zgjedhur prej saj tre anëtarë të KLGJ-së, me shumicën e tre të pestave të Kuvendit. Kurse me votim të veçantë të listës së propozuar nga pakica zgjidhen, me tre të pestat e Kuvendit, dy anëtarët e tjerë të KLGJ-së.

Kjo metodë garanton që nuk do të ketë bllokim të procesit të zgjedhjes pasi, rezervimi i vendeve për propozimet përkatëse mes shumicës dhe pakicës shmang përplasjet dhe mundëson bashkëpunimin.
Një variant i kësaj procedure është që shumica dhe pakica të propozojnë secila nga dy anëtarë, kurse anëtari i pestë të propozohet nga shoqëria civile dhe të miratohet me tre të pestat e votave në Kuvend.

Varianti aktual i shumicës

Në variantin aktual që mbështetet nga Kryeministri Rama, procedura e zgjedhjes është si më poshtë:

Anëtarët e KLGJ-së duhet të zgjidhen nga pesë grupime të ndryshme juristësh jashtë sistemit gjyqësor-prokurori: një anëtar nga rradhët e avokatëve, një anëtar nga rradhët e noterevë, një anëtar nga rradhët e pedagogëve të drejtësisë, një anëtar nga rradhët e pedagogëve jogjyqtarë të Shkollës së Magjistraturës dhe një anëtar nga shoqëria civile.
Secili prej grupimeve të mësipërme paraqit disa propozime kandidaturash për anëtarin e tij përfaques, nga të cilët Kuvendi duhet të zgjedhë me votim tre të pestat një anëtar të KLGJ-së. Kjo do të thotë që do të ketë pesë votime të veçanta për të zgjedhur, në mënyrë të pavarur nga çdo votim, një anëtar të veçantë.

Në rast se nuk arrihetshumica tre të pestat—çka është shumë e mundshme duke patur parasysh natyrën konfliktuale të marrrëdhënieve shumicë-pakice—procedura përsëritet përsëri me pesë grupe të reja propozimesh nga secili prej grupeve propozuese.
Nëse edhe në votmin e dytë nuk arrihet përsëri shumica e nevojshme, atëhere zgjedhja e anëtarëve të KLGJ-së mes emrave të propozuar nga secili grupim propozues nuk do të bëhet më nga Kuvendi, por nga Këshilli i Lartë i Emërimeve, një tjetër mekanizëm i krijuar nga reforma.

Kjo do të thotë se në këtë variant, zgjedhja e anëtarëve të pesë institucioneve të përmendura më sipër do të bëhet, praktikisht jashtë Kuvendit, çfarë është një rast i rrallë në mos unik në botën demokratike perëndimore.

Lëshimi i Kryeministrit Rama për votimin me dy të tretat

Për variantin aktual të shumicës (më sipër), Kryeministri Rama bëri, para pak ditësh, lëshimin që në vend të votimit me tre të pestat (84 deputetë), ai është gati të pranojë votimin me dy të tretat (94 vota).

Por ky lëshim nuk ka ndonjë pasojë apo vlerë praktike, pasi, sikurse u shpjegua më sipër, në këtë variant Kuvendit rrallë do t’i mbetet zgjedhja e anëtarëve—me shumë gjasa, Kuvendi do të bllokohet, qoftë edhe si presion për çështje të tjera, dhe zgjedhja e anëtarëve do t’i kalojë Këshillit të Emërimeve, cili nuk ka asnjë lidhje me Kuvendin, as në mënyrën e zgjedhjes së tij dhe as në mënyrën e funksionimit apo të kontrollit ndaj tij, duke shmang çdo ndikim të opozitës në proces. /Marrë nga Exit.al



Ju sugjerojmë

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
Rajoni

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

13 Maj, 2025 8:35 pm
PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!
Politikë

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!

13 Maj, 2025 8:19 pm
Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia
Politikë

Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia

13 Maj, 2025 8:07 pm
Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
Kryesore

Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend

13 Maj, 2025 7:43 pm
E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!
Politikë

E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!

13 Maj, 2025 7:35 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren
Bota

Zgjedhjet e 11 Majit, Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren

13 Maj, 2025 7:24 pm
Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!
Kryesore

Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!

13 Maj, 2025 7:09 pm
Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
Politikë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

13 Maj, 2025 6:40 pm
Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
Rajoni

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

13 Maj, 2025 6:32 pm
Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
Rajoni

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

13 Maj, 2025 6:08 pm
Para
Foto/ Xhensila me makinë dhe klip të ri

Foto/ Xhensila me makinë dhe klip të ri

Horror, aligatori rrëmben 2 vjeçarin në Disney World, Orlando

Horror, aligatori rrëmben 2 vjeçarin në Disney World, Orlando

E rëndë/ 47 vjeçari vret veten me plumb në kokë në sy të familjarëve

E rëndë/ 47 vjeçari vret veten me plumb në kokë në sy të familjarëve

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
13 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë një vizite në Sarajevë më 13 maj, shprehu shqetësim për siç i quajti...

Lexo më shumë

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!
13 Maj, 2025

Njësia bashkike e Kombinatit në kryeqytet ka përfunduar procesin e numërimit të votës për zgjedhjet parlamentare, ku ka triumfuar Partia...

Lexo më shumë

Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia

Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia
13 Maj, 2025

Numërimi i votave në Shqipëri po shkon drejt përfundimit. Teksa kanë mbetur edhe 64 kuti pa u numëruar ka një...

Lexo më shumë

Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend

Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
13 Maj, 2025

Në zgjedhjet e 11 Majit një pjesë e kandidatëve për deputetë ishin në pjesën e mbyllur të listave. Pra mjaftonte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com