Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Moldavia: Rusia po planifikon të ndërhyjë në zgjedhje dhe të sabotojë integrimin në BE

2024/03/06 at 11:04 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Moldavia: Rusia po planifikon të ndërhyjë në zgjedhje dhe të sabotojë integrimin në BE

Shefi i inteligjencës të Shërbimit të Inteligjencës dhe Sigurisë të Moldavisë (SIS) paralajmëroi se Rusia po planifikon veprime të reja për të destabilizuar shtetin, përderisa Moldavia po përgatitet për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale dhe një referendum për integrimin në Bashkimin Evropian.

Alexandru Musteata tha gjatë një konference për media në Kishiniev se SIS-i posedon “disa të dhëna” lidhur me veprimet e planifikuara gjatë këtij viti dhe në vitin e ardhshëm që do të komprometonin anëtarësimin e Moldavisë në BE dhe do ta kthenin shtetin në sferën e ndikimit të Rusisë.

“Detajet e strategjive për vitin 2024 dhe 2025 përfshin mbështetjen e aktorëve politikë prorusë, që kanë lidhje me shërbimet e inteligjencës, grupet e krimit të organizuar dhe me udhëheqjen në Kremlin”, tha Musteata.

Aktori më i rëndësishëm në kryerjen e veprimeve destabilizuese do të ishte grupi i drejtuar nga oligarku Ilan Shor, tha Musteata.

Shor, që udhëheqë partinë Shor të mbështetur nga Moska, ishte dënuar në mungesë me 15 vjet burgim vitin e kaluar lidhur me akuza për mashtrim dhe pastrim parash në lidhje me zhdukjen e 1 miliard dollarëve nga bankat moldave. Partia Shor është shpallur e paligjshme, ndërkaq vet Shor është larguar për në Izrael.

Shor dhe partia e tij po ashtu janë sanksionuar nga BE-ja, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja nën dyshimet se janë përpjekur të destabilizojnë situatën në Republikën e Moldavisë dhe duke vepruar për interesa të Rusisë.

“Ne parashohim se përpjekjet do të bëhen për të nxitur disa kriza shoqërore dhe politike, për të nxitur përplasje dhe tensione ndëretnike që do të çonin në kriza të sigurisë në rajonin të Gagauzit apo në Transnistri”, tha Musteata.

Rajoni gjysmëautonom i Gagauzisë është i banuar kryesisht nga turqit gagauzë, që flasin rusisht dhe kanë adoptuar krishterimin ortodoks rus.

Nën presidenten properëndimore Maia Sandu, e cila erdhi në pushtet pasi mposhti presidentin paraprak të mbështetur nga Rusia, Igor Dodon, më 2020, Moldavia mori një rrugë të qartë evropiane, teksa dënoi fuqishëm pushtimin rus të Ukrainës.

Më 2022, Kishinievi mori ftesë për të hapur negociatat me BE-në dhe pritet të mbajë këtë vit një referendum mbarëkombëtar për anëtarësimin në bllokun evropian prej 27 anëtarësh.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare po ashtu janë caktuar që të mbahen më vonë gjatë këtij viti dhe Sandu planifikon që të garojë për një mandat të dytë. Partia e saj, PAS, ka fituar mbi 40 për qind të votave në zgjedhjet lokale dhe sondazhet e vendosin të parën në zgjedhjet parlamentare./REL

Ju sugjerojmë

U gjetën në ujërat shqiptare, ndërron jetë turisti, në gjendje kritike një tjetër
Aktualitet

U gjetën në ujërat shqiptare, ndërron jetë turisti, në gjendje kritike një tjetër

1 Qershor, 2025 2:09 pm
Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…
-Teknologji

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…

1 Qershor, 2025 2:04 pm
Boshatisja e kampit në Gjadër, Meloni: Gati dekreti për të ndaluar gjyqtarët e emigracionit të marrin vendime në Apelin e Romës
Bota

Kërcënimet ndaj vajzës së Melonit,autori../Kryeministrja:Kaluan kufijtë e njerëzores

1 Qershor, 2025 1:39 pm
Për rafting në Shkumbin/ Të huajt zgjedhin Shqipërinë edhe për sportet e aventurës
Aktualitet

Për rafting në Shkumbin/ Të huajt zgjedhin Shqipërinë edhe për sportet e aventurës

1 Qershor, 2025 1:09 pm
Turistë gjermanë në Manastirin e Zvernecit/ Vlerësojnë akitekturën e peisazhin
Aktualitet

Turistë gjermanë në Manastirin e Zvernecit/ Vlerësojnë akitekturën e peisazhin

1 Qershor, 2025 12:57 pm
7 të vdekur nga shpërthimi i 2 urave në Rusi/ Dyshime për akte sabotazhi nga Kievi
Bota

7 të vdekur nga shpërthimi i 2 urave në Rusi/ Dyshime për akte sabotazhi nga Kievi

1 Qershor, 2025 12:41 pm
Nga ujëvara në Mauritius tek kriporja në Bolivi/ Vendet më spektakolare në botë
Bota

Nga ujëvara në Mauritius tek kriporja në Bolivi/ Vendet më spektakolare në botë

1 Qershor, 2025 12:27 pm
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Aktualitet

Aksident në Bilisht/ Automjeti përplaset me motorin, humb jetën 67-vjeçari

1 Qershor, 2025 12:12 pm
Mbi 200 mijë aplikime për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja si do përzgjidhen tifozët
Aktualitet

Mbi 200 mijë aplikime për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja si do përzgjidhen tifozët

1 Qershor, 2025 12:00 pm
Festimet për PSG kthehen në ‘tragjedi’/ Vritet një 17-vjeçar, dhjetëra të plagosur
Bota

Festimet për PSG kthehen në ‘tragjedi’, 2 të vdekur dhe qindra të plagosur

1 Qershor, 2025 11:47 am
Para
Aksident në Korçë, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Aksident në aksin “Elbasan-Peqin”/Makina del nga rruga, plagoset shoferi dhe dy familjarë të tij 

Arrestohen dy të reja nga Italia në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike me vete

Elbasan/42-vjeçarja dëmton me makinë një qytetare dhe më pas e kërcënon 

Gërdeci/Mediu: Çdo akt ka qenë në shërbim të interesit të vendi, kam pritur 17 vite dhe…

Gërdeci/Mediu: Çdo akt ka qenë në shërbim të interesit të vendi, kam pritur 17 vite dhe...

TE FUNDIT

U gjetën në ujërat shqiptare, ndërron jetë turisti, në gjendje kritike një tjetër

U gjetën në ujërat shqiptare, ndërron jetë turisti, në gjendje kritike një tjetër
1 Qershor, 2025

Një tragjedi është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku një turist ka humbur jetën, ndërsa...

Lexo më shumë

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…
1 Qershor, 2025

Duke filluar nga sot aplikacioni i WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në disa telefona. Kjo do të ndodhë për...

Lexo më shumë

Kërcënimet ndaj vajzës së Melonit,autori../Kryeministrja:Kaluan kufijtë e njerëzores

Boshatisja e kampit në Gjadër, Meloni: Gati dekreti për të ndaluar gjyqtarët e emigracionit të marrin vendime në Apelin e Romës
1 Qershor, 2025

Autori i kërcënimeve ndaj vajzës së Melonit me tekst «Të uroj fundin e Martinës» mësohet se është një profesor. Në...

Lexo më shumë

Për rafting në Shkumbin/ Të huajt zgjedhin Shqipërinë edhe për sportet e aventurës

Për rafting në Shkumbin/ Të huajt zgjedhin Shqipërinë edhe për sportet e aventurës
1 Qershor, 2025

Lumi i Shkumbinit është kthyer në destinacion turistik vitet e fundit. Ai po preferohet gjithnjë e më shumë nga të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com