Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Moldavi/ Presidentja akuzon Rusinë për grusht shteti

2023/02/14 at 5:39 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Moldavi/ Presidentja akuzon Rusinë për grusht shteti

Sipas presidentes moldave, Maia Sandu, Rusia planifikonte të përdorte diversantë të huaj për të përmbysur qeverinë e Moldavisë për të parandaluar që ajo t’i bashkohet BE-së.

Presidentja e Moldavisë Maia Sandu akuzoi Rusinë se po përgatit një komplot për të përmbysur me dhunë lidershipin pro-evropian të vendit, në mënyrë që të ndalojë Moldavinë të bashkohet me Bashkimin Evropian dhe ta përdorë atë në luftë kundër Ukrainës.

Sandu i bëri këto komente pasi presidenti ukrainas Volodymir Zhelenski tha javën e kaluar se vendi i tij kishte zbuluar një plan të shërbimeve sekrete ruse “për shkatërrimin e Moldavisë” disa ditë pasi qeveria moldave dha dorëheqjen.

Plane për diversantë dhe mercenarë

Sipas presidentes Sandu, plani i Moskës përfshinte “diversantë” të përgatitur ushtarakisht, të kamufluar me rroba civile, që do të ndërmerrnin veprime të dhunshme, sulme ndaj institucioneve shtetërore dhe marrjen e pengjeve.

Nën maskën e “protestave të organizuara nga e ashtuquajtura opozitë”, diversantët do të synonin “të rrëzonin rendin kushtetues dhe të zëvendësonin pushtetin legjitim në Kishinau me një të paligjshëm”, u tha Sandu gazetarëve.

Krahas forcave të brendshme Moska planifikon të përdorë edhe shtetas të huaj nga Rusia, Bjellorusia, Serbia dhe Mali i Zi për të organizuar grushtin e shtetit, tha Sandu.

Prandaj, parlamentit të Moldavisë do t’i duhet “të miratojë shpejt” ligjet që do t’u ofrojnë Shërbimit Sekret dhe atij të Sigurisë si dhe prokurorëve “mjetet e nevojshme për të luftuar në mënyrë më efikase kundër kërcënimeve të sigurisë kombëtare,” kërkoi ajo.

SHBA thellësisht e shqetësuar

SHBA i quajti “thellësisht shqetësuese” njoftimet për një komplot rus për të përmbysur qeverinë moldave. Zëdhënësi për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha se pretendimet për komplot nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura, por se “sigurisht ato nuk janë jashtë mënyrës së sjelljes nga Rusia”. Ai shtoi gjithashtu se “SHBA është absolutisht krah qeverisë moldave dhe popullit moldav”.

Në fillim të shkurtit ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, tha se Moldavia është “projekti i ri anti-rus” dhe deklaroi se Perëndimi tani “i ka përqendruar sytë te Republika e Moldavisë e cila mund të ketë rolin e Ukrainës së ardhshme”./ DW

Ju sugjerojmë

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

29 Qershor, 2025 10:28 pm
Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
Bota

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

29 Qershor, 2025 10:02 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

29 Qershor, 2025 9:30 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

29 Qershor, 2025 9:18 pm
Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

29 Qershor, 2025 8:45 pm
Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
Rajoni

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd

29 Qershor, 2025 8:38 pm
Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun
Bota

Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun

29 Qershor, 2025 8:20 pm
Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave
Aktualitet

Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave

29 Qershor, 2025 8:04 pm
Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…

29 Qershor, 2025 7:39 pm
‘Përplasja’ për emigrantët, Rama-deputetit britanik: Të pres me padurim në Shqipëri!
Kryesore

‘Përplasja’ për emigrantët, Rama-deputetit britanik: Të pres me padurim në Shqipëri!

29 Qershor, 2025 7:08 pm
Para
Legjenda e Shën Valentinit

Legjenda e Shën Valentinit

Akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, arrestohen 4 zyrtarë të bashkisë Dimal

Akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, arrestohen 4 zyrtarë të bashkisë Dimal

Ekipi rus i kërkim-shpëtimit gjen nën rrënoja 150 mijë dollarë

Ekipi rus i kërkim-shpëtimit gjen nën rrënoja 150 mijë dollarë

TE FUNDIT

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
29 Qershor, 2025

Për stafin e spitalit Nasser në Khan Younis, një viktimë e re e sjellë në departamentin e urgjencës javën e...

Lexo më shumë

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
29 Qershor, 2025

Irani mund të rinisë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda muajsh, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që u është shkaktuar objekteve...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
29 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim zyrtar, ku bën me dije situatën e zjarreve në...

Lexo më shumë

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
29 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur se Irani ndodhej disa javë “larg” krijimit të një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com