Modelja shqiptare, Emine Cunmulaj, ka uruar festën e nënës në një mënyrë gati të pazakontë. Ndryshe nga të gjithë vipat e tjerë, që kanë publikuar foto me fëmijët, ajo e ka çuar në një tjetër nivel këtë publikim. Cunmulaj ka publikuar foto nga çastet e para lindjes, pra dhimbjet e të gjitha këto. Duket se modelja ka preferuar t’i ketë të dokumentuara këto caste vërtet të vështira për një femër që është pranë lindjes.