Modelja super-seksi Eglantine Aguilar, ka bërë publike një ofertë seksuale të futbollistit të Manchester Unitedit, Timothy Fosu-Mensah.
“The Sun” ka zbuluar fillimisht bisedën e saj me talentin e Unitedit, një ditë para ndeshje,s që Manchester United e fitoi ndaj Aston Villas në Premierligë.
“Timothy mund të mendojë që ai është bërë burrë tani që po luan për United, por në fakt ai është një djalosh i vogël. Ai nuk ia ka idenë se si të sillet me një grua”, deklaroi fillimisht Aguilar.
Ajo tregoi pastaj se si Timothy i ka propozuar seks treshe së bashku me yllin e Unitedit, Anthony Martial.
“Po flisnim me video dhe më pas në kamer u shfaq Anthony. Ai ishte shumë simpatik, i ëmbël dhe në mënyrë të qartë dinte se si të bisedonte me një grua. Ne biseduam për disa minuta frëngjisht. Ishte vërtetë e këndshme”, shtoi ajo.
Në fund Aguilar tha që dyshja i propozoi seks treshe, gjë e cila sipas saj nuk ka ndodhur.