Një modele e njohur ruse ka kryer një vetëvrasje duke u hedhur e zhveshur nga dritarja e një banese në Stamboll.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për t’i shpëtuar një tentative përdhunimi.
Gulay Bursali, 20 vjeçe, ishte një modele e njohur në botën e modelingut rus.
Ajo kishte ikur me të dashurin e saj në Stamboll dhe çifti kishte marrë një apartament me qira për disa ditë pushime.
Ndërsa, krejt papritur, një agjent i pasurive të patundshme dhe një mik i hynë në shtëpinë e pushimeve ku ajo ishte e vetme për momentin.
Mediat shkruajnë se ajo u rrah keqas nga dy meshkujt, të cilët donin ta përdhunonin.
Vajza, e cila ishte edhe studente në universitet, i kërcënoi se do të hidhej nga dritarja nëse nuk e linin të ikte, por teksa u përball me vendosmërinë e burrave, u hodh me të vërtetë./ Il Messaggero