Surprizon Bojken Lako, këngëtari i njohur i muzikës rock në Shqipëri është paraqitur ndryshe gjatë ceremonisë së hapjes së qendrës TEN për të rinjtë e talentuar të Tiranës.
Ai është shfaqur me një model të ri flokësh dhe përkrah një nisme të re, të marrë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Ja nisëm me Gjergj Trolën, Bojken Lakon, Albes Fushën e Klajdi Selimin. Qendra TEN rihapet për të rinjtë e Tiranës, jo më zyrë partie të fortësh me pisqollë, por platformë për talentet”, shkruan Veliaj në Facebook.