Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Model i keq i një edukatoreje, shembull i shoqërisë së dhunshme shqiptare

2016/06/21 at 1:00 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Model i keq i një edukatoreje, shembull i shoqërisë së dhunshme shqiptare

Rita Petro
Mënyra se si sillet edukatorja me fëmijën na tregon se sa të paedukuar, të pamësuar e primitivë jemi në këtë drejtim ne si shoqëri. Të gjithë jemi të bindur se kjo sjellje nuk është rast i veçuar. Jemi të egër të dhunshëm si edukatorë dhe si prindër. Nuk e kemi fare për gjë që për një reagim jo bindës të fëmijëve, gjëja e parë që na shkon në mend është ngritja e krahut të djathtë lart: Pusho se të vrava! Këtë e thotë edhe një mama primitive për fëmijën e saj. Dhe jo se ajo nuk e do fëmijën dhe jo se do ta vrasë vërtet. Madje në rastin e edukatores në fjalë, ka dhe komente të tilla, që nëna dhe babai janë të përligjur ta ngrenë dorën ndaj fëmijës së tyre, ndërsa mësuesi dhe edukatori JO! E pse ndodh kjo? Është ndjesia e pronës që na ka mbërthyer si shoqëri e nuk po na shqitet.

Edhe rasti i edukatores në fjalë, që për mua s’ka fare rëndësi se si e ka emrin apo nëse është pronare apo jo e kopshtit. Ajo sillet si pronare e atyre fëmijëve që ka në ngarkim. Mendon se ashtu mund ta bëjë një fëmijë të pushojë së qari, siç ka dhe mësues që mendojnë se mund ta bëjnë një fëmijë të mësojë me “shkop”. Institucionet e edukimit duhet të jenë shembull në këtë drejtim, madje për mendimin tim përpara edhe familjes. Familja është më pak e kontrollueshme për shkak të një pozicioni komod, ku shoqëria dhe shteti nuk lejohet të hyjnë nga dera e mbyllur e saj.

Ata që reagojnë më keq ndaj kësaj situate janë prindërit…me të drejtë se janë aq shumë të ndjeshëm ndaj kësaj situate. Nuk do ta harroj asnjëherë kur para oborrit të shtëpisë ku luante vajza, në atë kohë, e vogël, nga ballkoni pashë mamanë e një shoqes së vajzës që qëllonte me shpulla vajzën time dhe një shoqen e saj. Ajo ishte e nervozuar se këto e kishin ngacmuar dhe e kishin bërë vajzën e saj, të ndihej keq. Edhe sot më ndrydhet zemra kur e kujtoj atë skenë. Në moment ndjeva një forcë agresive që më shtynte të zbrisja shkallët e t’i sulesha asaj gruaje që më rrahu vajzën. Po përpara se ta bëja unë, e bëri mamaja e vajzës tjetër që u rrah. Sa mirë që nuk zbrita shkallët! Këtë mendova kur pashë se sa situatë e shëmtuar u krijua nga zënka e dy mamave dhe vajzat që shihnin këtë skenë.

Jemi të dhunshëm si shoqëri. Bëjmë komente akoma më të dhunshme. Reagojmë në mënyrë të dhunshme. Mendoj se është një situatë kur duhet të tregohemi të matur, përderisa të gjithë e kemi ushqyer këtë dhunë në shoqërinë tonë. Ndërsa për shtetin për institucionet e edukimit duhet të ketë kritere të rrepta ndaj dhënies së licencave si dhe ndaj edukatorëve që kryejnë këtë mision. Fëmija duhet të jetë i sigurt në këto institucione. Fëmija, që i vogël, që 3 vjeç, të mos ushqehet vetëm me përralla. Ai duhet të mësojë (dhe ka të drejtë të mësojë) se ka disa të drejta që i garantohen me ligj dhe që e mbrojnë atë nga dhuna e të rriturve si jashtë familjes, ashtu dhe brenda saj. Ligji duhet të veprojë (as me dorë të hekurt dhe as me dorë të butë) dhe të mos presë vetëm që këto raste të bëhen mediatike.

Ju sugjerojmë

Përmbyllet faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional
Aktualitet

Përmbyllet faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional

18 Qershor, 2025 12:34 pm
“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
Aktualitet

“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes

18 Qershor, 2025 12:33 pm
Zonat bregdetare/ Kumbaro-bizneseve: Toleranca zero për plehrat! Policia në aksion
Aktualitet

Zonat bregdetare/ Kumbaro-bizneseve: Toleranca zero për plehrat! Policia në aksion

18 Qershor, 2025 12:18 pm
Kaja Kallas vizitë zyrtare në Tiranë më 8 Prill
Bota

Kallas: Rusia s’ka shanse nëse NATO qëndron e bashkuar

18 Qershor, 2025 12:13 pm
“Izrael-Iran”/Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Lufta është gjithmonë një disfatë
Bota

“Izrael-Iran”/Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Lufta është gjithmonë një disfatë

18 Qershor, 2025 12:02 pm
“Osmani” prek tokën shqiptare, por jo për xhirime…
Aktualitet

“Osmani” prek tokën shqiptare, por jo për xhirime…

18 Qershor, 2025 11:59 am
Bashkia e Tiranës spërkat zonën e Liqenit Artificial për të larguar gjarpërinjtë
Aktualitet

Bashkia e Tiranës spërkat zonën e Liqenit Artificial për të larguar gjarpërinjtë

18 Qershor, 2025 11:52 am
Emri/ Tentoi të kalonte drogë me furgon, arrestohet belgu
Aktualitet

Tentoi të dilte nga Shqipëria, arrestohet 51-vjeçari i shpallur në kërkim

18 Qershor, 2025 11:45 am
Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit
Aktualitet

Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit

18 Qershor, 2025 11:40 am
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet i vetëvarur në kasollën e bagëtive 60-vjeçari në Elbasan, dyshohet se…

18 Qershor, 2025 11:30 am
Para
A ka realizuar kryeministri Rama shqiponjën në fanellat e Kombëtares?

A ka realizuar kryeministri Rama shqiponjën në fanellat e Kombëtares?

Olta Gixhari e vetmuar në një mëngjes francez

Olta Gixhari e vetmuar në një mëngjes francez

Duka letër tifozëve: Pa ju nuk do ishim këta që jemi sot

Duka letër tifozëve: Pa ju nuk do ishim këta që jemi sot

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Përmbyllet faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional

Përmbyllet faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional
18 Qershor, 2025

Ditën e sotme është përmbyllur faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, ku janë trajnuar më...

Lexo më shumë

“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes

“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
18 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar në gjykatë procedimin penal nr. 178/2022, që përfshin...

Lexo më shumë

Zonat bregdetare/ Kumbaro-bizneseve: Toleranca zero për plehrat! Policia në aksion

Zonat bregdetare/ Kumbaro-bizneseve: Toleranca zero për plehrat! Policia në aksion
18 Qershor, 2025

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, inspektoi sot vijën bregdetare në Durrës, teksa u shpreh se do të ketë...

Lexo më shumë

Kallas: Rusia s’ka shanse nëse NATO qëndron e bashkuar

Kaja Kallas vizitë zyrtare në Tiranë më 8 Prill
18 Qershor, 2025

Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se Rusia “s’ka shanse” kundër NATO-s, por aleanca duhet “të qëndrojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com