Modelja Sarah Stage, në vitin 2015, publikoi disa foto nga shtatëzania e saj dhe të gjithë mbetën pa fjalë. Edhe pse mbante një fëmijë, përsëri dalloheshin qartë muskujt e barkut dhe trupi i bonifikuar, për të cilin ajo u ushtrua edhe gjatë shtatëzanisë. Por ajo është përsëri shtatëzën dhe madje në muajin e pestë.
Nëse nuk do e dinim, me fotot që ajo ka publikuar as nuk do e çonim në mendje që ajo mund të ishte shtatëzën, dhe aq më pak në muajin e pestë.
Ajo postoi në rrjetet sociale një seri shkrepjesh, ku barku është krejtësisht i sheshtë. Kush nuk do e donte një shtatëzani të tillë?