Policia e Durrësit ka kryer një operacion masiv për shkatërrimin e një bande të kultivimit dhe shpërndarjes së drogës në Fushë-Krujë.
Nga operacioni u arrestuan në flagrancë gjashtë persona, si edhe u sekuestruan 2 automjete dhe 12 aparate celularë.
Të arrestuarit e operacionit të koduar “Greps” janë:
Ylli I.Tema ,33 vjeç , banues në Larushkë, FushëKrujë;
Artur I.Tema 27 vjeç , banues në Larushkë, FushëKrujë;
Gëzim Tema 37 vjeç, banues në Greps, FushëKrujë;
Indrit Kapllani 31 vjeç, banues në Tapizë, FushëKrujë;
Gani Rama 47 vjeç , banues në Mafsheq, FushëKrujë;
Edmond Matja 37 vjeç , banues në FushëKrujë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Greps, në Nikël të Fushë-Krujës, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit, Gëzim Tema, të pranishëm edhe shtetasit e tjerë të arrestuar, u kapën në flagrancë duke paketuar një sasi lënde narkotike, me qëllim për ta shitur në qytetin e Fushë-Krujës.
Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan:
rreth 20 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa;
mjeti tip BMW me targa AA 303 KZ;
mjeti tip Audi me targa AA 949 LE;
12 aparate telefoni celularë.
Policia thotë se shtetasit e mësipërm janë persona me precedentë penale të mëparshëm në fushën e lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.
/ Panorama.al