Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjerimi seksual i Botës Arabe, “Gratë nuk mund të prekin as bananen”

2016/02/16 at 10:15 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Mjerimi seksual i Botës Arabe, “Gratë nuk mund të prekin as bananen”

Nga Kamel DAOUD


Revolucionet Arabe të 2011-s ngjallën fillimisht entuziasëm, por pasionet që prej atëherë, u zbehën. Këto lëvizje kanë mbërritur të papërsosura, madje të shëmtuara: Së pari, ato kanë dështuar për të prekur idetë, kulturën, fenë apo normat sociale, veçanërisht normat e lidhura me seksin. Revolucioni nuk do të thotë modernitet.

Sulmet ndaj grave perëndimore nga emigrantët arabë në Këln të Gjermanisë, në prag të Vitit të Ri, shkaktuan trishtimin e grave në sheshin Tahrir gjatë ditëve të vrullshme të revolucionit egjiptian. Kujtesa i ka çuar njerëzit në perëndim për të kuptuar se një nga mjerimet më të mëdha që rëndojnë mbi botën arabe dhe botën myslimane në përgjithësi, është marrëdhënia e sëmurë me gratë. Në disa vënde gratë janë të mbuluara, goditen me gurë dhe vriten. Ose së paku, ato fajësohen për mbjelljen e çrregullimit në një shoqëri ideale. Në përgjigje, disa vende europiane janë angazhuar të prodhojnë udhëzues të sjelljes së mirë ndaj refugjatëve dhe emigrantëve.

Seksi është një tabu komplekse që rritet në vënde si Algjeria, Tunizia, Siria ose Jemeni, nga kultura patriarkale e ambientit konservator, e kodeve të reja rigoroze të islamistëve dhe puritanizmit sekret të rajonit. Kjo sjell një kombinim të mirë për të penguar dëshirën ose margjinalizuar ata që ndiejnë ndonjë dëshirë. Dhe kjo është shumë larg nga “shthurrja” e ëmbël e kohës së artë të shkrimeve islame si “Kopshti i parfumosur i gebatisë sensuale” i autorit Sheikh Nafzawi, e cila trajtoi erotizmin dhe Kama-Sutrën.

Sot seksi është një paradoks i madh në shumë vende të botës arabe: Edhe pse gratë janë të mbuluara, ato janë në qendër të lidhjeve tona, shkëmbimeve dhe shqetësimeve. Gratë janë një temë aktuale në diskursin e përditshëm, sepse gjithë çfarë ato personifikojnë-për burrërinë, për nderin, për vlerat e familjes-janë të mëdha. Në disa vende, atyre u lejohet të kenë akses në sferën publike vetëm nëse heqin dorë nga trupat e tyre: Ti lejosh ato që të lëvizin të zbuluara do të thotë të zbulosh dëshirën që islamikët dhe konservatorët kanë për ta mohuar këtë gjë.

Gratë janë parë si një burim i destabilitetit, disa thonë se fundet e shkurtra shkaktojnë “tërmete”. Gratë respektohen vetëm kur përcaktohen nga një marrëdhënie prone, si përshembull “gruaja e X-it” apo “vajza e Y-it”.

Këto kontradikta krijojnë tensione të padurueshme. Dëshira nuk ka dalje, nuk ka rezultat, çifti nuk është më një hapësirë e intimitetit, por një shqetësim i gjithë grupit. Mjerimi seksual që rezulton prej kësaj mund të zbresë në absurditet dhe histeri. Këtu, gjithashtu, dikush shpreson të përjetojë dashurinë, por mekanizmat e dashurisë si takimet, joshjet flirtimet, pengohen. Femrat janë nën vëzhgim, ne fiksohemi mbi virgjërinë e tyre.

Në disa prej tokave të Allahut, lufta mbi gratë dhe mbi çiftet ka natyrën e inkuizicionit. Gjatë verës në Algjeri, brigada e salafistëve dhe të rinjtë lokalë, të nxitur nga fjalimet e imamëve radikale dhe predikuesit islamikë në televizione, dilnin jashtë për të monitoruar trupat e femrave, sidoemos të atyre që dilnin në plazh. Kopshtet konsiderohen si vënde “jashtë kufijve” për të dashuruarit. Stolat publikë janë të ndërtuar në gjysmë për të parandaluar njerëzit që të ulen afër njëri tjetrit.

Një rezultat është se njërëzit fantazojnë rreth zbukurimeve të një bote tjetër, qoftë edhe të perëndimit, me shfaqjen e tij të pacipësisë dhe epshit, ose ose rreth parajsës myslimane dhe virgjëreshave të tij. Është një zgjedhje e ilustruar në mënyrë perfekte nga flijimet e medias arabe. Teologët janë të bujshëm nëpër televizione aq sa janë edhe këngëtaret libaneze që premtojnë se trupat e tyre janë të paarritshëm dhe seksi është i pamundur për to.

Veshja është gjithashtu e dorëzuar ndaj ekstremeve: Në një anë është burqa, mbulimi i plotë i trupit dhe në njërën anë është “mutabaraj hixhabi” (veli që shfaq) i cili kombinon një shall në kokë me xhinse slim-fit apo pantallona të ngushta. Në plazh, burkini përballet me bikini.

Terapistet e seksit janë të pakta në botën myslimane dhe këshillat e tyre dëgjohen rrallë. Kështu që islamikët kanë një monopol “de facto” mbi bisedat rreth trupit, seksit dhe dashurisë, përmes internetit dhe televizioneve fetare, fjalimet e disave prej të cilave kanë marrë forma monstruoze, duke u zhvilluar në një lloj porno-islamizmi. Autoritetet fetare kanë dhënë fetva tepër groteske si: Të bësh dashuri lakuriq është e ndaluar. Gratë nuk mund të prekin bananet. Një mashkull mund të rijë vetëm më një femër, nëse ajo është nëna e tij.

Seksi është kudo.

Sidoemos pas vdekjes.

Orgazmat janë të pranueshme vetëm pas martesës dhe subjekt i diktateve fetare që shuajnë dëshirën ose pas vdekjes. Paraja dhe virgjëreshat e saj janë një temë e zakonshme për predikuesit të cilët paraqesin kënaqësitë e botës tjetër si shpërblim për ata që banojnë në tokat e mjerimit seksual. Shtegu drejt orgazmës vrapon drejt vdekjes, jo dashurisë.

Perëndimi ka gjetur komoditet te ekzocitizmi, që zhvleftëson diferencat. Orientalizmi ka një mënyrë të normalizimit të kulturave të ndryshme dhe justifikimit të çdo abuzimi: Harem dhe bellydance. Por sot me fluksin e fundit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika, marrëdhënia patologjike që disa vende Arabe kanë me gratë, po shpërthen brenda skenës në Europë. Ajo që për një kohë të gjatë dukej si spektakël i parë nga jashtë, në vendet e largëta, tanimë ndihet si një përplasje kulturash në tokën perëndimore.

Diferencat që dikur shpërbëheshin nga distanca dhe sensi i superioritetit, janë shndërruar një kërcënim i brendshëm. Njerëzit në perëndim po zbulojnë, me ankth dhe shqetësim se seksi në botën myslimane është i sëmurë dhe se ky çrregullim po shpërhapet në tokën e tyre.

Marrë nga “The New York Times”

Përktheu: Alteo HYSI



Ju sugjerojmë

FOTO/ Kim Jong Un ulet me pije dhe një cigare, gjeneralët rrëshqasin në pishinë
Bota

FOTO/ Kim Jong Un ulet me pije dhe një cigare, gjeneralët rrëshqasin në pishinë

26 Qershor, 2025 6:01 pm
Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila: Doktor, më janë shtuar mbështetësit
Aktualitet

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila: Doktor, më janë shtuar mbështetësit

26 Qershor, 2025 5:45 pm
Iran/Këshilli i Gardës miraton pezullimin e bashkëpunimit me agjencinë bërthamore…
Bota

Iran/Këshilli i Gardës miraton pezullimin e bashkëpunimit me agjencinë bërthamore…

26 Qershor, 2025 5:25 pm
Projekligji për energjinë e rinovueshme, Balluku: Përafrohemi me kërkesat e BE!
Politikë

Projekligji për energjinë e rinovueshme, Balluku: Përafrohemi me kërkesat e BE!

26 Qershor, 2025 5:17 pm
Çfarë po ndodh me letrën e Bërnabiç?
Rajoni

Bërnabiç paralajmëron arrestime në prag të protestës të shtunën në Beograd

26 Qershor, 2025 5:02 pm
Temperaturat e larta, Greqia përballet me zjarre
Bota

Temperaturat e larta, Greqia përballet me zjarre

26 Qershor, 2025 4:43 pm
Mjekët: Kureshtja për drogën shtyn të rinjtë
Aktualitet

Mjekët: Kureshtja për drogën shtyn të rinjtë

26 Qershor, 2025 4:30 pm
FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative në muzeun “Martin Cani”
Kryesore

FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative në muzeun “Martin Cani”

26 Qershor, 2025 4:22 pm
GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Aktualitet

GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut

26 Qershor, 2025 3:46 pm
Mjekët: Aksidentet me monopatinë, kambanë alarmi
Aktualitet

Mjekët: Aksidentet me monopatinë, kambanë alarmi

26 Qershor, 2025 3:33 pm
Para
Pse Coca-Cola në shishe qelqi ka shije më të mirë se ajo në kanaçe?!

Pse Coca-Cola në shishe qelqi ka shije më të mirë se ajo në kanaçe?!

E pazakontë/Tollumbacja shkëputet nga arkivoli dhe fluturon tek nëna që vajton të birin (video)

E pazakontë/Tollumbacja shkëputet nga arkivoli dhe fluturon tek nëna që vajton të birin (video)

Foto/ Shikoni këpucët e çuditshme të Lady Gaga-s

Foto/ Shikoni këpucët e çuditshme të Lady Gaga-s

Please login to join discussion















TE FUNDIT

FOTO/ Kim Jong Un ulet me pije dhe një cigare, gjeneralët rrëshqasin në pishinë

FOTO/ Kim Jong Un ulet me pije dhe një cigare, gjeneralët rrëshqasin në pishinë
26 Qershor, 2025

Udhëheqësi i Koresë së Veriut ka hapur një resort luksoz në Wonsan, i disponueshëm vetëm për turistët vendas. Në disa...

Lexo më shumë

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila: Doktor, më janë shtuar mbështetësit

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila: Doktor, më janë shtuar mbështetësit
26 Qershor, 2025

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste Sara Mila, i është përgjigjur me një videomesazhi kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha,...

Lexo më shumë

Iran/Këshilli i Gardës miraton pezullimin e bashkëpunimit me agjencinë bërthamore…

Iran/Këshilli i Gardës miraton pezullimin e bashkëpunimit me agjencinë bërthamore…
26 Qershor, 2025

Mbikëqyrësi kushtetues i Iranit, Këshilli i Gardës, e ka miratuar të enjten vendimin e Parlamentit për ta pezulluar bashkëpunimin e...

Lexo më shumë

Projekligji për energjinë e rinovueshme, Balluku: Përafrohemi me kërkesat e BE!

Projekligji për energjinë e rinovueshme, Balluku: Përafrohemi me kërkesat e BE!
26 Qershor, 2025

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi ditën e sotme në Kuvend projektligjin për përdorimin e biokarburanteve dhe të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com