Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjeku Veshti tregon operacionin 8 orë me foshnjën 9 ditëshe

2022/12/29 at 11:04 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mjeku Veshti tregon operacionin 8 orë me foshnjën 9 ditëshe

Kardiokirurgu Altin Veshti është mjeku që është përzgjedhur nga stafi i emisonit “Opinion” në Tv Klan për temën e emisionit “12 personazhet e 2022-shit”.


Altin Veshti përveç se është një ndër mjekët më të mirë në Shqipëri, është shqiptari i parë që ka dalë në faqen e parë të revistës së Shoqatës Europiane të Kardiokirurgjisë dhe aty është si mësues për të trajnuar të rinjtë që vinin të mësonin.

Gjatë fjalës së tij, mjeku Veshti tregon se nuk e kanë pranuar në Londër pasi i thanë që nuk ka pasaportë evropiane, por Veshti tregon se shefi i kirurgjisë në Padova i gjeti një vend ekselent për të mësuar kardiologjinë, në Guatemala.

Blendi Fevziu: Ke qenë ndër të parët që ke kryer operacione. Cila ka qenë risia që solle këtë vit?

Altin Veshti: Unë e kam si koncept që çdo vit t’i vë qëllim vetes që të bëj diçka të re për ta sjellë në Shqipëri dhe për ta sjellë diçka të re do të shkosh të mësosh tek profesorët që janë jashtë. Unë këtu jam profesor në Universitetin e Mjekësisë, por kur shkoj andej jam nxënës për të marrë gjëra të reja për t’i sjellë këtu. Vazhdoj të jem nxënës i mirë.

Unë shkova në Prill në Austri disa ditë për të bërë një kurs mbi valvulën mitrale, është një nga valvulat kryesore të zemrës dhe në këtë kurs që unë bëra atje, më ndryshuan totalisht konceptin. Unë mendoj se isha shumë i mirë në atë që bëra, por më ndryshuan një koncept që unë kisha një teknikë franceze për ta riparuar këtë valvul, por gjermanët janë më të fortë. Kanë teknikat e tyre.

Blendi Fevziu: Dhe ti more një teknikë të re?

Altin Veshti: Unë mora një teknikë të re. Kur u ktheva në Shqipëri isha skeptik, ose të themi kisha pak frikë ta aplikoj sepse nuk i kam të njëjtat kushte që i kanë ata gjermanët, kanë makineri të fundit dhe unë përdora një teknikë pak më primitive të themi, siç e kanë bërë amerikanët në fillim të viteve 90-të kur e kanë aplikuar për herë të parë dhe me një shtyje të madhe të një kolegu.

Blendi Fevziu: Me zemër të hapur?

Altin Veshti: Me zemër të hapur. Unë jam me duar në zemër çdo ditë dhe e aplikuam. Unë krijoj blloqe që të mos kalojnë këto valë anormale që krijojnë aritmitë brenda zemrës. Bëhet fjalë vetëm për të rritur. 80 për qind të aktivitetit e aplikoj me të rritur. Aplikuam rastin e parë me një mosbesueshmëri të kolegëve, rasti i parë doli me sukses dhe bëmë 10 raste dhe këto 10 raste unë i ruajta dhe i prezantova para 1 muaji në Kongresin Shqiptar të Shoqatës të Anestezisë. Kjo revistë ka qenë një surprizë për mua në Kongresin Europian të Kardiokirurgjisë unë jam në faqe të parë, është hera e parë që një shqiptar shkon në faqen e parë të revistës së Shoqatës Europiane të Kardiokirurgjisë dhe unë aty jam si mësues për të trajnuar të rinjtë që vinin të mësonin dhe ky ishte një nder për mua.

Unë zanatin e kam mësuar në Padova, ku kam bërë shkollën. Nuk më pranuan në Londër se nuk kisha pasaportë evropiane dhe u mërzita shumë dhe kur erdhi profesori im, shefi i kirurgjisë së Padovës më tha që të kam gjetur një vend ekselent ku ti do të mësosh kardiokirurgjinë, tha do të shkosh në Guatemala sepse nga Bostoni, shefi i kardiokirurgjisë së Bostonit. Shqipëria duhet të falenderojë Guatemalën në Bostan për atë që unë bëj këtu.

Kardiologu Veshti ka treguar dhe një rast mjaft delikat ku ai operoi një fëmijë të sapolindur për shkak se kishte pësuar arrest kardiak. Veshti thotë se ka qëndruar për 8 orë e 20 minuta në operacion teksa thotë se është mrekulli që fëmija shpëtoi.

Altin Veshti: Aty kemi një beb, ky beb është operuar para një muaji. Është një beb 9-ditësh, 8 orë e 20 minuta në sallën e operacionit. Kam qenë 8 orë pa lëvizur. Ky është një beb që është gjallë ndoshta nga një mrekulli që do të ketë një ëngëll atje lart që e mban. Është nisur nga Kukësi i sapolindur me një arrest kardiak pothuajse të zemrës, ka arritur tek materniteti 3-4 orë blu ose i nxirë. Neontalogët ekselentë e kanë intubuar, e kanë diagnostikuar. Domethënë e kishte të gjithë zemrën mbrapsht dhe unë e kam operuar 9 ditësh, ka qëndruar 1 muaj në reanimacionin e pediatrisë duke thënë 1 mijë herë që do të vdesë. Doli nga një punë e palodhshme pediatrësh pas kirurgjisë tonë dhe sot ja ku është gëzon jetë normale./tvklan.al

 



Ju sugjerojmë

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 Janar, 2026 9:46 pm
Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë
Rajoni

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë

20 Janar, 2026 8:53 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Aktualitet

PD shkresë KLGJ dhe ILD: Irena Gjoka nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

20 Janar, 2026 8:43 pm
Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë
Kryesore

Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë

20 Janar, 2026 7:58 pm
Përplasja e trenave në Spanjë, rritet numri i viktimave
Bota

Përplasja e trenave në Spanjë, rritet numri i viktimave

20 Janar, 2026 7:54 pm
Balla takim me Gonzaton: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin
Politikë

Balla takim me Gonzaton: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin

20 Janar, 2026 7:03 pm
Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA
Bota

Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA

20 Janar, 2026 5:14 pm
Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj
Aktualitet

Seanca për rritjen e pagave të gjyqtarëve në Kushtetuese, Rama: Turp kombëtar

20 Janar, 2026 4:47 pm
Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci
Kronikë

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci

20 Janar, 2026 4:10 pm
Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja
Aktualitet

Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

20 Janar, 2026 3:40 pm
Para
Samiti i Tiranës, ministrja Xhaçka: Vlerësim i BE për rolin lider të Shqipërisë në rajon

Samiti i Tiranës, ministrja Xhaçka: Vlerësim i BE për rolin lider të Shqipërisë në rajon

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 30 dhjetor 2022

“Me magjinë e lindjes së jetës”, Rama uron Krishtlindjen me videon e veçantë

Pakoja e madhe, Rama zbulon sa është shuma që do të përfitojnë pensionistët
















TE FUNDIT

Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
20 Janar, 2026

Presidenti Donald Trump tha se Bordi i Paqes, i formuar për administrimin e Gazës, mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara. Trump...

Lexo më shumë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë
20 Janar, 2026

Kosova ishte për të dytin vit radhazi pjesë e Forumit Ekonomik të Davosit, një nga skenat më të rëndësishme ku...

Lexo më shumë

PD shkresë KLGJ dhe ILD: Irena Gjoka nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
20 Janar, 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar shkresë KLGJ dhe ILD, ku i ka kërkuar që të largojë nga...

Lexo më shumë

Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë

Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë
20 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se në diktatura vota vdes para se të mbërrijë në kutinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com