Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

2025/06/06 at 9:18 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve, një çështje që ka tronditur vendin, shkruan BBC.

Mediat vendase shkruajnë se Arne Bye është shpallur fajtor për 70 akuza përdhunimi dhe sulmi seksual. Njëkohësisht, është shpallur fajtor për 82 akuza për abuzim të detyrës si mjek.

Thuajse të gjitha rastet ndodhën gjatë ekzaminimeve mjekësore që ai kryente te pacientet në kohën kur punonte në një qytet të vogël, Frosta, i cili ka më pak se 3000 banorë. Atij i është ndaluar praktikimi i profesionit dhe do të paguajë dëmshpërblim.

Në çështje përfshiheshin pretendimet e 94 grave përgjatë dy dekadave. Bye pranoi fajësinë e disa krimeve ndërsa gjykatësi, Espen Haug theksoi se “veprimet e tij ndodhën në një vend dhe rrethanë ku njerëzit duhet të ndihen të sigurt.”

55-vjeçari qëndroi në këmbë, i qetë dhe pa lëvizur ndërsa iu komunikua dënimi maksimal.

Autoritetet shëndetësore e njoftuan policinë në gusht të vitit 2022 dhe Bye u akuzua një vit më vonë.  Në zyrën e tij, ai kishte instaluar fshehurazi një kamerë. Policia zbuloi shkallën e abuzimeve të tij pasi pa qindra orë regjistrimesh.

Dhjetëra gra të moshave 14-67 vjeç nisën të rrëfenin historitë e tyre. Rasti më i parë datonte në vitin 2004, i fundit në 2022.

Pjesa kryesore e çështjes ishin metodat e tij gjatë ekzaminimeve. Gjatë katër muajve, gjykata mësoi për  prekjet pa miratim dhe ekzaminimet e papërshtatshme të legenit që kryente Bye. Ky veprim konsiderohet përdhunim në ligjin norvegjez i cili bën një dallim mes përdhunimit me penetrim dhe pa penetrim. Bye gjithashtu përdorte pajisje jo mjekësore gjatë ekzaminimeve, si deodoranti, pa asnjë arsye.

Avokatët mbrojtës kërkuan një dënim më të ulët, 17-18 vjet pasi klienti i tyre kishte pranuar përdhunimin ndaj 21 viktimave.

Në një deklaratë për televizionin publik NRK, prokurorët u shprehën të kënaqur me vendimin dhe thanë se do të shihnin rezultatin para se të konsideronin apelimin, ndërsa e njëjta gjë pritet edhe nga pala mbrojtëse.

Ju sugjerojmë

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
Aktualitet

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

4 Nëntor, 2025 8:30 pm
Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007
Bota

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007

4 Nëntor, 2025 7:56 pm
Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë
Kryesore

Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë

4 Nëntor, 2025 7:46 pm
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

4 Nëntor, 2025 7:16 pm
Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat
Kronikë

Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat

4 Nëntor, 2025 6:49 pm
LVV-ja propozon Konjufcën si mandatar, partitë e tjera insistojnë në zgjedhje
Rajoni

LVV-ja propozon Konjufcën si mandatar, partitë e tjera insistojnë në zgjedhje

4 Nëntor, 2025 6:22 pm
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon
Kronikë

GJKKO dënon me 4 vite burg ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

4 Nëntor, 2025 6:11 pm
Migrena dhe dhimbjet e kokës përbëjnë sfidë globale për shëndetin publik
Bota

Migrena dhe dhimbjet e kokës përbëjnë sfidë globale për shëndetin publik

4 Nëntor, 2025 5:10 pm
SHBA-të kërkojnë në OKB miratimin për forcën ndërkombëtare që do të vendoset në Gaza
Bota

SHBA-të kërkojnë në OKB miratimin për forcën ndërkombëtare që do të vendoset në Gaza

4 Nëntor, 2025 4:31 pm
Australi/Tre orë energji diellore falas në ditë për miliona konsumatorë
Bota

Australi/Tre orë energji diellore falas në ditë për miliona konsumatorë

4 Nëntor, 2025 3:44 pm
Para
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

TE FUNDIT

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
4 Nëntor, 2025

Gati 887 miliardë lekë apo rreth 9 miliardë euro. Kaq do të jetë buxheti për vitin e ardhëm. Ai është...

Lexo më shumë

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007
4 Nëntor, 2025

Maldivet filluan të zbatojnë një ndalim të pirjes së duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007, duke u...

Lexo më shumë

Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë

Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë
4 Nëntor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka mandatuar Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje, për të formuar Qeverinë e re...

Lexo më shumë

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
4 Nëntor, 2025

Genc Deromema ka dhënë dorëheqjen nga Kadastra e Vlorës. Ky i fundit jep dorëheqjen u emërua në krye të Kadastrës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com