Mjeku Redjan Rraja, që gjendej në tavolinë me Elton Çiçën, kur 36 – vjeçari nga Tepelena u qëllua me 2 plumba mbrëmjen e të dielës, do të qëndrojë në burg.
Është ky vendimi i Gjykatës (arrest me burg) për 31 – vjeçarin nga Kruja, i cili akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Burime të policisë thonë se ai ka fshehur disa sende, që viktima i kishte në çantën që mbante me vete. Bëhet fjalë për fshehjen e armës dhe telefonave celularë të Çiçës.
Këto veprime të Rrajës janë zbuluar nga vëzhgimi i pamjeve të kamerave të sigurisë se lokalit. Kur klientët e lokalit janë larguar nga frika e të shtënave, ai ka marrë çantën e viktimës.
Dyshohet se Elton Çiça mund të ketë patur me vete sende të paligjshme, përshirë një armë. Hetimet pritet të hedhin dritë mbi këto dyshime